SKU: N/A Kategori:

Vjenë dhe Budapest

DestinacioniHungari
Dite
Kohëzgjatja4 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Vjenë & Budapest – Elegancë dhe Magji në Zemër të Europës

Vjena – Kryeqyteti austriak, i njohur për pallatet madhështore dhe kulturën e tij aristokratike, të mirëpret me atmosferën e tij unike. Shëtit nëpër rrugët historike, vizito Pallatin Schönbrunn, Katedralen e Shën Stefanit dhe shijo një kafe tradicionale me një fetë Sachertorte në një nga kafeteritë e famshme të qytetit.

 Budapesti – “Perla e Danubit” të magjeps me arkitekturën e tij madhështore, banjat termale dhe jetën e gjallë kulturore. Vizito Parlamentin ikonik, Kalatë e Buda-s, bëj një shëtitje romantike mbi Urën e Zinxhirëve dhe relaksohu në banjat termale të Széchenyi-t.

Nisja: 25-04-2025

Itinerari

 Fluturimi Direkt për në Vjenë. Nisja më 09:50 – Mbrritje më 11:35. Transfertë nga Aeroporti për në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Fjetje në Hotel.

Mëngjesi ne Hotel. Nisje,për në Budapest. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritja në Budapest. Vizitë: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës, Kodra Gellert, Kisha e Shën Matias, Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Mëngjesi nëHotel. Vizitë në Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela, Fortesa e Peshkatarit dhe Kështjella në Buda.  Transfertë për në aeroportin e Budapestit. Fluturimi për në Shqipëri. Nisja më 19.30. – Mbrritje më 21.00. Fluturimi për në Shqipëri.

Në pagesë përfshihen

  •  Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
  •  Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  •  Akomodim në hotel me 3 yje.
  •  Mëngjeset sipas programit
  •  Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
    (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk përfshihen

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  •  Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

403 

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme