Vjene & Prage
Praga – Kryeqyteti i Republikës Çeke, i njohur si “Qyteti i një Mijë Kullave”, ofron një arkitekturë mahnitëse mesjetare, Ura e Karlit, Kështjella e Pragës dhe Sheshi i Vjetër i Qytetit me orën astronomike të famshme. Atmosfera romantike dhe birra tradicionale çeke e bëjnë një destinacion të paharrueshëm.
Vjena – Kryeqyteti elegant i Austrisë, i njohur për pallatet madhështore si Schönbrunn dhe Hofburg, muzikën klasike të Mozartit e Beethovenit, si dhe kafeteritë e famshme me ëmbëlsira tradicionale si Sachertorte. Një qytet ku historia takohet me luksin dhe kulturën e pasur.
Itinerari
Fluturimi Direkt për në Vjenë. Nisja më 12.25 – Mbrritje më 14.10. Transfertë nga Aeroporti për në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi ne Hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Pragë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit.Udhëtimi zgjat rrth 6 orë. Shëtitje panoramike 2 orë, Praga natën. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi ne Hotel. Paradite Nisje, herët në mëngjes për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Shëtitje rreth 2 orë në Karlovy Vary.. Kthimi në Pragë. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi ne Hotel. Nisje, për në Kutna Hora. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Shëtitje dhe vizita në Kutna Hora. Transfertë për në aeroportin e Pragës. Nisja më 12.45. – Mbrritje më 14.40. Fluturimi për në Shqipëri.
Në pagesë përfshihen
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
- Akomodim në hotel
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
457 €