SKU: N/A Kategori:

Zyrih, Gjenevë & Bazel

DestinacioniZvicer
Dite
Kohëzgjatja4 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Zyrih, Gjenevë dhe Bazel – Tri Perlat e Zvicrës

Zvicra është një vend i njohur për natyrën e saj madhështore, kulturën e pasur dhe qytetet e saj të rregulluara në mënyrë perfekte. Ndër qytetet më të rëndësishme janë Zyrihu, Gjeneva dhe Bazeli, secili me karakteristika unike që e bëjnë një destinacion të veçantë për vizitorët.

Zyrih – Qendra Ekonomike dhe Kulturore

Zyrihu është qyteti më i madh i Zvicrës dhe një nga qendrat financiare më të rëndësishme në botë. Përveç reputacionit të tij si qendër biznesi, ai është i pasur me art, kulturë dhe natyrë:

  • Liqeni i Zyrihut – Një vend i mrekullueshëm për shëtitje dhe lundrim.
  • Qyteti i Vjetër (Altstadt) – I mbushur me rrugë të ngushta historike, kafene dhe dyqane.
  • Muzeu i Arteve të Bukura (Kunsthaus Zürich) – Një nga koleksionet më të rëndësishme të artit në Zvicër.
  • Bahnhofstrasse – Një nga rrugët më luksoze të blerjeve në botë.

Gjeneva – Qyteti i Diplomacisë dhe Paqes

E vendosur pranë kufirit francez, Gjeneva është një nga qendrat kryesore ndërkombëtare të botës, shtëpia e OKB-së dhe organizatave të tjera të rëndësishme. Ky qytet është i njohur për:

  • Liqenin e Gjenevës – Një nga liqenet më të bukura të Evropës, me pamje spektakolare.
  • Shatërvani Jet d’Eau – Një nga fontanat më të larta në botë, simbol i qytetit.
  • Pallati i Kombeve – Seli e OKB-së, një vend historik për diplomacinë ndërkombëtare.
  • Muzeu i Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe – Një muze me histori të thellë humanitare.
  • Qyteti i Vjetër – Një vendplot histori, me kisha dhe ndërtesa mesjetare.

Bazel – Kryeqyteti i Artit dhe Historisë

Bazel, i vendosur pranë kufirit me Gjermaninë dhe Francën, është qyteti kulturor i Zvicrës, me më shumë muze se çdo qytet tjetër zviceran. Atraksionet kryesore përfshijnë:

  • Muzeu i Artit të Bazelit (Kunstmuseum Basel) – Koleksioni më i madh i artit në Zvicër.
  • Qyteti i Vjetër – Një qendër historike me rrugë të bukura dhe arkitekturë mesjetare.
  • Katedralja e Bazelit (Basler Münster) – Një nga ndërtesat më të njohura të qytetit, me pamje mahnitëse mbi lumin Rhein.
  • Panairi i Artit Art Basel – Një nga eventet më të rëndësishme të artit bashkëkohor në botë.
  • Lumi Rhein – Një vend i shkëlqyer për shëtitje dhe për të shijuar atmosferën e qetë të qytetit.

Itinerari

Fluturimi direkt me avion Tiranë – Bazel. Nisja në orën 14:10. Mbrritja në orën 16,30. Nisja për në Basel. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren që përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel në zonën Bazel – Mulhouse.

 

Mëngjesi në hotel. Nisja për në Zyrih. Udhëtimi zgjat  reth 1.5 orë. Paradite, Vizitë e qytetit, nga Quaibrücke, Sheshi Seschelaütenplatz, ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche. Nisja për në Lucernë. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Lucernë njihej si “Qyteti i Urave” në Mesjetë. Në Lucernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löwendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj. Pasdite, vonë Nisja për në drejtim të Bernës. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë, në Bernë, në kryeqytetin Zviceran. Në qytet vizitohet qyteti i vjetër, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO,ku shëtitet për të vizituar Rathaus, vendi ku gjendej shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kulla e sahatit me urën astronomike e cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplatz. Nisja për në Interlaken. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë Interlaken.

Mëngjesi në Hotel. Intelaken është qytet i bukur, ndërtuar ndërmjet dy liqeneve. Vizitohet qyteti i vjetër, duke shkuar në Untenzee, shëtitje në Hauptshtrase dhe tek rruga kryesore Marktshtrase. Vizita mbaron tek parku Hohëmatë, zona më e madhe e gjelbëruar në Interlaken. Nisja për në Lozanë. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Ky konsiderohet si kryeqyteti olimpik botëror dhe ndalesa e parë do të jetë tek muzeu olimpik në zonën e Ushi. Më pas do të vizitohet qyteti i vjetër, pra qyteti mesjatar si dhe katedralja madhështore e qytetit, Cite, Sheshi Ripon, etj. Pasdite, Nisja për në Gjenevë. Udhëtmi zgjat rreth 2.5 orë. Vizitë në Gjenevë, që cilësohet si kryqyteti botëror i orave, duke qenë se në këtë qytet janë krijuar markat më të mëdha në botë të orave. Ndalesë tek Kopshti anglez, ku shikohet pjesa liqenore e qytetit, Ora prej lulesh. Aty gjendet edhe monumenti që simbolizon bashkimin e Gjenevës me konfederatën. Vazhdon vizita në pjesën e siperme, ku ndodhet qyteti i vjetër. Monumentet më interesante të tij janë Katedralja Kalvinite e Shën Pjetrit, Muri i reformatorëve, Bashkia e qytetit, Muzeu i Armëve Mesjetare. Vazhdon vizita në lumin Ronë, në ishullin e personazhit më të shquar të Gjenevēs, filozofi dhe humanisti Zhan Zhak Ruso, shtatorja e të cilit gjendet në atë ishull. Në fun, vizita përfundon tek zona ku gjenden organizatat ndërkombërare dhe do të ndalemi tek Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku gjendet dhe simboli tepër interesant të karriges me tre këmbë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë Gjenevës.

Mëngjesi në hotel. Transferta për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi direkt me avion Bazel -Tiranë. Nisja në orën 17.05. Mbrritja në 19.10.

Në pagesë përfshihen

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Bazel – Tiranë.
  •  Transfertat dhe shëtitjet me autobus
  •  Akomodim në hotel për 3 net qëndrimi.
  •  Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  •  Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  •  Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30 x 20cm.
     (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk përfshihen

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  •  Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

449 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për person.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme