ARLOARLO

By signing up, I agree to ARLO's Terms of Service, Privacy Policy, Guest Refund Policy, and Host Guarantee Terms

Already a member?

ARLOARLO
Forgot password?

Don't have an account?

Rome: Tour 3 ditor – 390 eur / person. Data e nisjes 27 nentor

Dita 1: Nisja nga Tirana ne oren 05:25 dhe mberritja ne Rome ne oren 06:50. Pas takimit me guiden fillojme shetitjet ne qytet. Gjate ketij turi do te vizitohet Forumi Romak. 

Vizita fillon me Colosseo (nga jashte), Teatri i Marcelos, Piazza Campidoloio nga ku mund te shihen dhe Fori Romani, do te vazhdojme ne Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshem Altare dell’Patria.

Dita 2:Pas mengjesit , i gjithe grupi takohet ne hollin e hotelit dhe nisemi per  tourin e rradhes. Kjo dite do ti perkushtohet vizites ne Vatikan. Qyteti I Vatikanit ka qene rezidenca e Papa-ve qe ne 1377. Do te fillojme me Sheshin e Shen Pjetrit, sheshi kryesor perpara Vatikanit perpara te cilit ngrihet me gjithe madheshtine e saj Basilika e Shen Pjetrit e cila ka filluar te ndertohet ne 1546 sipas nje projekti te Mikelanxhelos por qe u perfundua ne 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kjo guide do te zgjase rreth 2 ore duke mos perfshire hyrjet ne muzeumet e Vatikanit.

Pas vizites ne Vatikan do te vazhdojme me vizite ne Castel S. Angelo, vazhduar me Sheshin Navona ku do te behet dhe pushimi i drekes.

Pas dreke vazhdojme me vizite ne Pantheon, nje nga objektet me madheshtore jo vetem te Romes por te gjithe Europes.

Dita 3: Vazhdojme me vizita ne Fontana di Trevi, Piazza Spagna, Trinita dei Monti, Parku i Villa Borghese dhe ne fund Piazza del Popolo.

Paradite e lire per pazar ose vizita ne muze ne qender te Romes.

 

Mund te vizitoni Colosseo dhe Fori Romani nga brenda (12 euro), Basiliken Santa Maria Maggiore ose Muzete e Vatikanit ( me rezervim paraprak per te evituar rradhen. Bileta ne kete rast kushton 20 euro).

 

Nisemi per ne aeroport ne oren 19:00 dhe mberrijme ne Tirane ne oren 23:25.

Ketu perfundon edhe sherbimi yne.

 

Ne cmim perfshihet :

  •   Bileta e avionit me Alitalia
  • Transfertat aeroport-hotel-aeroport
  • Akomodimi ne hotel Agora me 3*
  • Mengjeset
  • Shoqerues shqipetart dhe guide ne gjuhen shqipe
  • Siguracioni i shendetit ne udhetim
  • Cante dore 08 kg