ARLOARLO

By signing up, I agree to ARLO's Terms of Service, Privacy Policy, Guest Refund Policy, and Host Guarantee Terms

Already a member?

ARLOARLO
Forgot password?

Don't have an account?

Tour 4 ditor në Budapest 299 eur/ person

Nisje ne daten 16 shkurt

Dita e Parë: Fluturimi Direkt për në Budapest. Nisja më 22:35 – Mbrritje më 23:55. Transfertë Aeroport. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës vizitë me autobus komod dhe guide  në dispozicion, ku do të vizitohen monumentet më tërheqëse të Qytetit si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës vizitë me autobuz komod dhe guide hungareze në dispozicion ku do të vizitohen vendet turistike jashtë Budapestit si: Vishegrad, Setendre. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi ne Hotel. Të lirë deri në transfertë për në aeroportin e Budapestit. Nisja më 14:25 – Mbrritje më 15:50. Fluturimi për në Shqipëri

Nisje me 8 Dhjetor, 16 Shkurt.

Në pagesë përfshihen:
1. Fluturimi vajtje -ardhje me avion.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh dore 08 kg.