ARLOARLO

By signing up, I agree to ARLO's Terms of Service, Privacy Policy, Guest Refund Policy, and Host Guarantee Terms

Already a member?

ARLOARLO
Forgot password?

Don't have an account?

Tour 4 ditor ne Kroaci – 139 euro/personi

Nisja ne daten 28 Nentor,

Dita e Parë: Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Gjatë rrugës bëhet një ndalesë e shkurtër në afërsi të ishullit Shën Stefan. Në Budva pushim të shkurtër për kafe. Vazhdon udhëtimi për në Kroaci. Mberritja në Dubrovnik, ku vizitohet: Hyrja lindore Ploce, Porti i vjeter, Katedradja e Shën Marias, dhe kisha Jezuite e Shen Igratius. Vazhdon shëtitja në rrugicat e ngushta dhe vizitohet: Burimi Onufrian, Rruga Tregtare “Stradun”, Kisha e Shën e Premtes,  e Shën Vlasit, Pallati Sponza dhe Pallati i Rektorit.Mbrritja në Neum. Sistemimi dhe Darka në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisemi drejt Split. Mbrritja në Split, ku vizitohen: Pallati i Diokrecianit, Mauzoleumi i Diokecianit, Statuja e Gregor Ninki, Teatri Kombëtar i Splitit, Pinakoteka Kryesore, Rruga Marmontova dhe Shëtitorja në Bregdet Riva. Nisja për Zadar. Vizitë e qytetit të Zadarit, i themeluar nga Liburnet Ilirë, ku vizitohen: Lagja e vjetër, Katedralja e Shën Anastasisë, Kisha e Shën Donatus, Forumi Romak etj. Nisja për në Zagreb. Mbrritja në Zagreb. Sistemimi, Darkë dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Parasdite, Vizitë e Monumenteve kryesore të Zagrebit: Porta e Qytetit të vjetër, Katedralja, Shëtitorja Strossmayer, Kisha Shë Markut, etj. Pasdite nisja për në Sarajevë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Sarajevë. Sistemimi, Darkë dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Vizitë panoramike e Monumenteve të Sarajevës, si Kështjella, Rrugët Saraç, Kazandziluk dhe Bravadziluk Kulla e Sahatit, etj. Nisja për në Mostar. ku vizitohen: Ura e Mostarit, Katedralja dhe Xhamia. Vazhdon udhëtimi për në Medjugorje, Katedrales së Zonjës së Paqes. Bazhdon Udhëtimi për në Tiranë. Mbrritja në Tiranë.

 

 Në pagesën 139 Euro përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje – ardhje dhe shëtitjet me autobus.
2. Akomodim në hotel per 3 netë qëndrimi.
3. Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

*

*