ARLOARLO

By signing up, I agree to ARLO's Terms of Service, Privacy Policy, Guest Refund Policy, and Host Guarantee Terms

Already a member?

ARLOARLO
Forgot password?

Don't have an account?

Tour 5 ditor në Dubai për vetëm 599 eur / person

**Data e nisjes 14 Shkurt

 

Dita e Parë: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi Shkup – Dubai. Paraqitja ne Check in 2 ore para nisjes dhe njohja me Guiden. Nisja nga Shkupi në orën 13.35, Mberritja në Dubai në orën 20.35. Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati i Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund do të udhëtoni tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qëndra tregtare më e madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatervani Kërcimtar.

(Opsionale), Xhiro në perëndim tek rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait – në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgervishtësave në Dubai. Me piknisje në clubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro do t’iu japi mundesinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

 Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel.

(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë – Burj Khalifa.
(Opsionale) Pasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.

Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

 Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai.
Fjetje në Hotel.
(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame . Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historinë e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjetër të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.

 Dita e Peste: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi Dubai – Shkup. Nisja nga Dubai në orën 09.10. Mbërritja në Shkup në orën 12.45. Nisja nga Shkupi me autobus për në Tiranë. Mbërritja ne Tirane.

Ne cmim përfshihet :

• Transferimi Vajtje Ardhje me autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit.
• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
• Akomodimi në Hamptons by Hilton 3*Superior – Al Quasis, Dubai, EBA,                                                                                                        • Mëngjeset në Hotel.
• Shëtitjet me Autobus sipas programit.
• Shoqërues në gjuhen shqipe  gjatë gjithë udhëtimit.
• Guida vendase në disa Shëtitje.

Shënim: Në cmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 79 Euro dhe të gjitha shërbimet Opsionale.

Tarifat  Shtese per Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje – €79
2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë – €37
3. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €52
4. Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë – €47
5. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €47

*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe këmbët e mbuluar me copë jo-transparente.

2. Mbulimi i flokëve me një shami jo-transparente.