ARLOARLO

By signing up, I agree to ARLO's Terms of Service, Privacy Policy, Guest Refund Policy, and Host Guarantee Terms

Already a member?

ARLOARLO
Forgot password?

Don't have an account?

Tour 5 ditor ne Prage , 27 tetor

Dita e Parë: Nisja me Autobus për në Ohër. Fluturimi Direkt Ohër – Vjenë. Nisja më 08:15 – Mbrritje në Vjenë më 09:50. Transfertë për në Hotel. Sistemimi në Hotel. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë Mëngjesi në hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Pragë. Ndalesë dhe Vizitë panoramike në Bratisllave. Vazhdimi i udhëtimit për në Pragë. Sistemim dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitohen: Lagjia Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i Vjeter me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike,kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme.
Opsionale: Pasdite, Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t.
Fjetje në Hotel.

Dita e KatërtMëngjesi në Hotel. Paradite,    vizitohen: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.
Nga ora 13.00 Nisje direkt per Budapest. Udhëtimi zgjat rreth 7 orë. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritje ne Budapest. Sistemim dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit te Budapestit. Transferta për në Aeroportin e Budapestit. Nisja më 13:25. – Mbrritje më 14:50. Fluturimi për në Shqipëri.

 

Çmimi përfshin:
1. Udhëtimi vajtje – ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).