ARLOARLO
Forgot password?

Tour 8 ditor ne Dubai dhe Abu Dhabi – Plazh ne Emirate – 849 Eur/personi

Nisja me 26 Shtator

DETAJET E TURIT

Dita e Parë: Paraqitja ne Check in 2 ore para nisjes dhe njohja me Guiden.  Fluturimi Direkt Tiranë – Dubai. Nisja nga Tirana në orën 14:30 – Mbrritja në Dubai në orën 21:55 . Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund do të udhëtojl tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qëndra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatervani Kërcimtar.

(Opsionale), Xhiro në perëndim tek rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait – në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgervishtësave në Dubai. Me piknisje në clubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro do tju japi mundesinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.

(Opsionale), Darke magjepsese me pamje nga shfaqja me e bukur ne qytet – Shatervani Kercimtar ne Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te perfshire (uje ose pije freskuese) bashke me transferten nga Hoteli.

Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë – Burj Khalifa.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai.

(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Transferta për në Resort në një nga Plazhet e Emirateve, sipas zgjedhjes. Nisja nga Dubai në orën 11.00 – Mbrritja në Hotel. All Inclusive dhe Fjetje në Resort.

Dita e Gjashtë: All Inclusive dhe Fjetje në Resort.

Dita e Shtatë: All Inclusive dhe Fjetje në Resort.

Dita e Tetë:  – Transferta për në Aeroport. Fluturimi Dubai – Tiranë. Nisja nga Dubai në orën 09.35.

KUJDES: Nëse Vajtja në Abu Dhabi do jetë e mbyllur për shkak të Covid 19, do të organizohet Vajtja dhe Hyrja në Aquarium.

Ne cmim përfshihet:

  • Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
  • Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas.
  • Akomodimi në Hotel në Dubai 5* me Mëngjeset në Hotel.
  • Akomodimi në Hotel në Plazhet e Emirateve me All Inclusive në Hotel.
  • Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
  • Shoqërues shqipetar në Dubai.
  • Guida vendase në disa nga Shetitjet sipas programit.