ARLOARLO

By signing up, I agree to ARLO's Terms of Service, Privacy Policy, Guest Refund Policy, and Host Guarantee Terms

Already a member?

ARLOARLO
Forgot password?

Don't have an account?

Tour ne Stamboll për vetëm 265€/person

Periudha e udhëtimit: 15 – 17 Shkurt

Programi i turit: 

Dita 1: Nisemi nga Tirana me fluturim direkt në orën 08:40 dhe gjendemi në Stamboll në orën 12:15. Transferta për në hotel, gjatë rrugës bëjmë një ndalesë tek Camlica Hill (Kodra e të Dashuruarve) me pamje mahnitëse të detit të Marmarasë dhe Bririt të Artë. Akomodimi në hotel dhe pas dreke vazhdojmë me shëtitje me jaht në Bosfor, ngushtica që ndan dy kontinentet dhe që mban emrin e Ijos, Lagjen Uskudar, Kulla e Vashës, më pas do të vizitojmë pazarin e mbyllur dhe Sheshin Taksim. 

Dita e 2: Pas mëngjesit fillojmë vizitat në qytet, Pallatit të Dollmabahce i ndërtuar në shekullin e 19 dhe një nga pallatet me madhështore në botë, përdorur si rezidencë e sulltanëve të fundit të Perandorisë hipodromi, skenë e garave bizantine të atletikës apo festimit të fitoreve dhe aktiviteteve politike, Sultan Ahmet Camii (Xhamia Blu), e famshme për 20,000 pllakëza blu mozaik nga Iznik, kishën e Haghia Sophia (Shën Sofia), një nga mrekullitë e botës së lashtë, ndërtuar në vitin 536 pas vdekjes së Krishtit nga Perandori Justinian, e kthyer në xhami në 1453 dhe tani në muzeum, Topkapı Palace (Muze), vendbanim i sulltanëve për 400 vjet. Këtu do t‘ju jepet mundësia e njohjes së mrekullive të arkitekturës moderne dhe asaj bizante që përbëjnë një nga magjitë e stilit Otoman. Sipas dëshirës, darkë me pagesë ekstra në Gar Music Hall.

Dita e 3: Mëngjesi në hotel. Dita e lirë për vizita opsionale ose shopping. Ora 19:50 kthimi për në Tiranë.