ARLOARLO
Forgot password?

VITI I RI NE PARIS DHE BRUKSEL- 599 EUR/ PERSON

DETAJET E TURIT
Dita e Parë, 29 Dhjetor 2022: Udhëtimi me avion direkt Tiranë – Paris. Nisja në orën 17:15. Mbrritja në Paris në 20:15. Transferimi për në Bruksel. Hotel. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë pa ndalesa. Mbrritja në Bruksel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë, 30 Dhjetor 2022: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore te tij. Vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Shtatorja Kineze dhe Kulla Japoneze, Katedralja e Shën Mikelit, Rezidenca Mbretërore, Parlamenti, Pallati i Drejtësisë, Godinat kryesore te Qeverise etj. Pasdite vonë, Transferimi për në Paris. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë 31 Dhjetor 2022: Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Vizitë në Muzeun e Luvrit.
Opsionale: Darka e Vitit të Ri.
Dita e Katërt, 1 Janar 2023: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame, Tour Eiffel. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Francës. Kthimi dhe akomodimi në hotel.

Dita e Pestë, 2 Janar 2023: Mëngjesi në Hotel.
Opsionale: Vizitë në Versajë. Vajtje në Versajë €15. Kush dëshiron të vizitojë brenda, hyrja kushton €18. (Për Hyrjen duhet rezervuar në avancë)
Transferimi për në Rennes. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Shëtitje  rreth 1 orë në Rennes. Nisja për në Saint Malo. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Gjashtë, 3 Janar 2023: Mëngjesi në Hotel. Shëtitje rreth 1 orë në Saint Malo. Vazhdimi për në Dinard. Shëtije rreth 1 orë në Dinard. Vazhdimi për në Mont Saint Michel. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Shëtitje në Ishullin e Famshëm Mont Saint Michel. Kthimi për në Paris, Beauvais Aeroport. Udhëtimi zgjat rreth 4.5 orë. Fluturimi direkt Paris – Tiranë. Nisja  në orën 20.50. Mbrritja në Tiranë në orën 23.25.

Hoteli në Paris
Novotel Poissy Orgeval 4*

Në pagesë përfshihen:

  1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
  2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  3. Akomodim në hotel per 5 nete qëndrimi.
  4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.