ARLOARLO
Forgot password?

VJESHTË AMSTERDAM DHE BRUKSEL – 499 eur/person

Nisja 27 nentor/ 5 dite

DETAJET E TURIT

Dita e Parë: Fluturimi për në Eindhoven. Nisja në orën 07:45. Mbrritja në Eindhoven në orën 10:45. Transferimi në Bruksel. Vazhdon vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore te tij. Vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Shtatorja Kineze dhe Kulla Japoneze, Katedralja e Shën Mikelit, Rezidenca Mbretërore, Parlamenti, Pallati i Drejtësisë, Godinat kryesore te Qeverise etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Bruges të Belgjikës. Ndalesë dhe vizitë e shkurtër në Bruges. Vazhdon udhëtimi për në Utrecht. Vizitë e shkurtër në Utrecht-it. Me pas vazhdon udhëtimi pët në Amsterdam. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit. Duke udhëtuar me autobus do te keni mundësinë te vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Magna. Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17. Pasdite e lirë për të vizituar qendrat komerciale të Amsterdamit.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja për vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjeratë këtyre qyteteve. Kthimi në Amsterdam.

Dita e Pestë: Transferimi për në aeroportin e Endhoven. Fluturimi me avion direkt Eindhoven – Tiranë në orën 09:45. Mbrritja në Tiranë në orën 12:20.

Në pagesë përfshihen:
1 . Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 4 net qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion një çantë me përmasa deri në 40 x 20 x 23 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).