Tuneli i dashurisë që gjendet afër Klevanit, në lindje të Ukrainës, është bërë vend i preferuar i çifteve romantike – si për ata që jetojnë afër, ashtu dhe për turistët nga mbarë bota.

Pemët gjigande që rrethojnë këtë tunel të vjetër të trenit  krijojnë këtë vend magjik. Vendasit e quajnë “Tuneli i Dashurisë” pasi është një vend popullor për çiftet për të vizituar.

Sipas një legjende lokale, nëse dy të dashuruar mbahen dorë për dore dhe e kalojnë këtë tunel, atëherë dëshirat e tyre do të plotësohen.