Kreu
Udhëtime me Avion & Guide Individuale Në Grup Me Avion Me Autobus
Hotele Bileta Avioni Evente Oferta Kontakti Hyrje / Llogaria ime
Kërko

Alberobello - Matera

Destinacioni
Bari
Shoqërimi
Ture në Grupe
Shërbimi
Fjetje dhe mëngjes (BB)

Dita e Parë: Fluturimi Tiranë - Bari. Nisja nga Tirana më   06.15. Mbrritja në Bari në orën  06.50 . Nisja me Autobus për  në në Polignano al Mare. Vizitë e shkurtër. Vazhdon udhëtimi për në Monopoli. Vizitë e shkurtër e Qytetit të Vjetër, Kështjellës së Kalos V dhe Katedralja e Monopolit. Nisja për në Alberobello. Vizitë e Shtëpive Tradicionale Konike Trullo. Vazhdon udhëtimi për në Matera. Vizitë në Qytetin e Gurtë të Shpellave. Vizitohen: Sassi, Katedralja e Materas, Kishat Rupestriane. Vazhdon udhëtimi për në Altamura. Vizitë e shkurtër e qytetit: Piazza Duomo, Katedralja. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjes në Hotel. Nisja me Autobus për  në Barleta. Vizitë në Barletta: Katedralja, Santa Maria Maggiore, Basilica Santa Sepolcro, Kalaja Svevo Barletta. Vazhdon udhëtimi për në Trani. Vizitë në Trani: Kështjella e Tranit, Basilica e San Nicolas, Vazhdon udhëtimi për në Bari. Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit: Katedralja San Sabino, Basilica San Nicola, Kështjella Normanno Svevo, Piazza Mercantile.  Transferta për në Aeroportin e Barit. Fluturimi Bari - Tiranë. Nisja nga Bari në orën 23.20. Mbërritja në Tiranë në orën 00.15

 

Në pagesë përfshihen:
1. Fluturimi Vajtje-Ardhje Tiranë - Bari.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në Hotel.
4. Mëngjeset në Hotele.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3, Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur. 

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbërritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit.

Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Shërbimet e Përfshira
Avion Shoqërues Fjetje Sightseeing
ZGJIDHNI DATËN E NISJES
Konfiguro Dhomën
DHOMA
TË RRITUR
FËMIJË
15 Prill
15 Pri 2026 16 Pri 2026 2 ditë / 1 netë
392 EUR
/ Person
21 Prill
21 Pri 2026 22 Pri 2026 2 ditë / 1 netë
429 EUR
/ Person
28 Prill
28 Pri 2026 29 Pri 2026 2 ditë / 1 netë
364 EUR
/ Person
10 Maj
10 Maj 2026 11 Maj 2026 2 ditë / 1 netë
392 EUR
/ Person
Çmimi për person nis nga:
194 EUR
Zgjidhni një datë udhëtimi
ose
Dërgo email
Kthehu te të gjitha turnet