Kreu
Udhëtime me Avion & Guide Individuale Në Grup Me Avion Me Autobus
Hotele Bileta Avioni Evente Oferta Kontakti Hyrje / Llogaria ime
Kërko

Udhëtim i Shkurtër në Romë

Destinacioni
Romë
Shoqërimi
Ture në Grupe
Shërbimi
Fjetje dhe mëngjes (BB)

Dita e Parë: Nisja nga Tirana me avion për në Romë. Nisja më 06:00. Mbrritja në Romë më 07:40. Transfertë nga Aeroporti në Romë. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Romës si: Piazza Del Popolo, Via Del Corso, Fontana Di Trevi, Vazhdon vizita në Romë: Pantheon, Piazza Venezia, Piazza Di Spanja, Piazza Navona dhe Koloseum.  Fjetje në hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitohen: Sheshi San Pietro, Vazhdon vizita ne Vatikan ku vizitohet dhe Muzeu i Vatikanit dhe Kështjellën San Angelo. Transfertë  në Aeroportin e Romës. Fluturimi për në Shqipëri. Nisja në orën 19.45. Mbrritja në Tiranë në 21.20.

Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tirane - Rome - Tirane 
2. Transfertat dhe te gjitha shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Nisja më 14 Prill e ka kthimin më 16 Prill në mëngjes dhe qëndrimi në Hotel është dy net.
Kthimi: Romë - Tiranë, 08.20 - 09.55
Shërbimet e Përfshira
Avion Shoqërues Fjetje Sightseeing
ZGJIDHNI DATËN E NISJES
Konfiguro Dhomën
DHOMA
TË RRITUR
FËMIJË
14 Maj
14 Maj 2026 15 Maj 2026 2 ditë / 1 netë
498 EUR
/ Person
Çmimi për person nis nga:
249 EUR
Zgjidhni një datë udhëtimi
ose
Dërgo email
Kthehu te të gjitha turnet