Kreu
Udhëtime me Avion & Guide Individuale Në Grup Me Avion Me Autobus
Hotele Bileta Avioni Evente Oferta Kontakti Hyrje / Llogaria ime
Kërko

Udhëtim në Pragë

Destinacionet
Pragë, Karlovy Vari
Shoqërimi
Ture në Grupe
Shërbimi
Fjetje dhe mëngjes (BB)

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Pragë. Nisja më 19:40 - Mberritje në Pragë më 21:45. Transferimi për në Pragë. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Dytë:  Mëngjesi në hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel


Dita e Tretë:
 
Mëngjesi në Hotel. Nisje për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Shëtitje në Karlovy Vary. Kthimi për në Pragë. Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt:
 Mëngjesi në Hotel. Nisje për në Kutna Hora. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Shëtitje dhe vizita në Kutna Hora. Transferimi për në Aeroport. Fluturimi Direkt Pragë - Tiranë. Nisja më 15:45 - Mberritje në Tiranë më 17:40 


Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një cantë shpine me përmasa fikse deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3, Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.


Shërbimet e Përfshira
Avion Shoqërues Sightseeing Fjetje
ZGJIDHNI DATËN E NISJES
Konfiguro Dhomën
DHOMA
TË RRITUR
FËMIJË
29 Nëntor
29 Nën 2026 → 2 Dhj 2026
Çmimi i paketës:
898 EUR
13 Dhjetor
13 Dhj 2026 → 16 Dhj 2026
Çmimi i paketës:
813 EUR
14 Janar
14 Jan 2027 → 17 Jan 2027
Çmimi i paketës:
629 EUR
28 Janar
28 Jan 2027 → 31 Jan 2027
Çmimi i paketës:
611 EUR
11 Shkurt
11 Shk 2027 → 14 Shk 2027
Çmimi i paketës:
602 EUR
25 Shkurt
25 Shk 2027 → 28 Shk 2027
Çmimi i paketës:
591 EUR
4 Mars
4 Mar 2027 → 7 Mar 2027
Çmimi i paketës:
636 EUR
11 Mars
11 Mar 2027 → 14 Mar 2027
Çmimi i paketës:
721 EUR
18 Mars
18 Mar 2027 → 21 Mar 2027
Çmimi i paketës:
749 EUR
Çmimi për person nis nga:
399 EUR
Zgjidhni një datë udhëtimi
ose
Dërgo email
Kthehu te të gjitha turnet