Kreu
Udhëtime me Avion & Guide Individuale Në Grup Me Avion Me Autobus
Hotele Bileta Avioni Evente Oferta Kontakti Hyrje / Llogaria ime
Kërko

Udhëtim në Romë - Firence

Destinacioni
Pisa
Shoqërimi
Ture në Grupe
Shërbimi
Fjetje dhe mëngjes

Dita e Parë: Nisja nga Tirana me avion për në Pisa. Nisja më 10.40. Mbrritja në Pisa më 12.30. Transfertë nga Aeroporti në qytetin e Pizës. Vizitë e shkurtër në Piza. Transferta për në Firence. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.


Dita e Dytë:  
Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të tij. Vizitohet Piazza Della Signora, shëtitje në Sheshin D’Uomo, Sheshi San Lorenzo, Muzeu Davide, Sheshi San Maria Novella, San Trinita, Ponte Vecchio dhe Pallati Piti. Nisja për në Romë. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë pa ndalesa. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra për ushqim dhe kafe. Mbrritja në Romë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel


Dita e Tretë:
 Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Romës si: Piazza Del Popolo, Via Del Corso, Fontana Di Trevi, Vazhdon vizita në Romë: Pantheon, Piazza Venezia, Piazza Di Spanja, Piazza Navona dhe Koloseum.  Fjetje në hotel.


Dita e Katërt:
 Mëngjesi në Hotel. Vizitohen: Sheshi San Pietro, vazhdon vizita ne Vatikan ku vizitohet dhe Muzeu i Vatikanit dhe Kështjellën San Angelo. Transfertë  ë Aeroportin e Romës. Fluturimi për në Shqipëri. Nisja në orën 17.00. Mbrritja në Tiranë në 18:35.


Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tirane - Pisa - Rome - Tirane 
2. Transfertat dhe te gjitha shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodim në hotel.Ne Firenze dhe ne Rome.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.


Shërbimet e Përfshira
Avion Shoqërues Fjetje Sightseeing
ZGJIDHNI DATËN E NISJES
Konfiguro Dhomën
DHOMA
TË RRITUR
FËMIJË
9 Maj
9 Maj 2026 12 Maj 2026 4 ditë / 3 netë
838 EUR
/ Person
Çmimi për person nis nga:
419 EUR
Zgjidhni një datë udhëtimi
ose
Dërgo email
Kthehu te të gjitha turnet