Kreu
Udhëtime me Avion & Guide Individuale Në Grup Me Avion Me Autobus
Hotele Bileta Avioni Evente Oferta Kontakti Hyrje / Llogaria ime
Kërko

Udhëtim në Berlin

Destinacioni
Berlin
Shoqërimi
Ture në Grupe
Shërbimi
Fjetje dhe mëngjes (BB)

Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë - Berlin. Nisja nga Tirana në orën 10.00. Mbrritja në Berlin në orën 12.30. Nisja për në Drezden. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritja në Drezden. Vizitë rreth 3 orë në monumentet e Drezdenit. Vazhdimi i udhëtimit për në Leipzig. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Mbrritje në Leipzig. Vizitë rreth 2 orë e monumenteve të Laipcigut. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Dytë: 
Mëngjesi në Hotel. Nisje për në Potsdam, Udhëtimi zgjat rreth 2.5 orë. Mbrritje në Potsdam. Vizitë e monumenteve tè Potsdamit. Vazhdimi i udhëtimit për në Berlin. Udhëtimi zgjat rreth 40 minuta. Mbrritje në Berlin. Vizitë në: Potsdamer Platz, Jewish Muzeum, Checkpoint Charlie, Alexander Platz, Muri i Shembur i Berlinit,  Sistemimi dhe fjetje në hotel.


Dita e Tretë:
 Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet e Berlinit, si: Porta e Bradenburgut, Reichstag, Katedralja e Berlinit, Flea Market, Pallati Charlottenburg etj.  Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt:
 Transferimi me autobus për në Aeroportin e Berlinit. Fluturimi për në Tiranë, Nisja nga Berlini në orën 14.15. Mbrritja në Tiranë 16.30. 


Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Berlin - Tiranë.
2. Transferta dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodimi në hotel për 3 net.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:

1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Shërbimet e Përfshira
Avion Shoqërues Fjetje Sightseeing
ZGJIDHNI DATËN E NISJES
Konfiguro Dhomën
DHOMA
TË RRITUR
FËMIJË
1 Maj
1 Maj 2026 4 Maj 2026 4 ditë / 3 netë
798 EUR
/ Person
Çmimi për person nis nga:
399 EUR
Zgjidhni një datë udhëtimi
ose
Dërgo email
Kthehu te të gjitha turnet