Kreu
Udhëtime me Avion & Guide Individuale Në Grup Me Avion Me Autobus
Hotele Bileta Avioni Evente Oferta Kontakti Hyrje / Llogaria ime
Kërko

Udhëtim në Cote d'Azur

Destinacioni
Nisë
Shoqërimi
Ture në Grupe
Shërbimi
Fjetje dhe mëngjes

Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë - Nisë. Nisja nga Tirana në orën 12:10. Mbrritja në Nisë në orën 14:20. Nisja për në Monako. Mbërritja në Monte Karlo ku vizitohen: Shkëmbi i Monakos, Muzeu Oqeanografik, Parku i Shën Martinit si dhe Pallati i monarkut të principatës së vogël, Lungomare e Albertit të I-rë, ku zhvillohen garat e Formula 1-shit, Sheshi i Kazinos,Transferimi për në Nisë. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel.
- Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit të Nisës: Teatri Kombëtar i Nisës dhe sheshi aty pranë, Garibaldi, qyteti  vjetër, Katedralja  e Nisës dhe Sheshi i Drejtësisë, Bulevardi i Anglezëve, një prej shëtitoreve më të bukura të Francës në Mesdhe, ku ndodhen hotelet lluksoze siç janë Westminster, Hotel Royal dhe Negresco, Bulevardi i Pavjonit dhe sheshi Massena. 
- Nisja për në Antibes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Antibes, Qytezë Port Jahtesh.
- Nisja për në Cannes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Cannes, Qytezë e Modës dhe Kinemasë. 
- Nisja për në Saint Tropez, Udhëtimi zgjat 1 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Saint Tropez, Qytezë e Famshme për Plazhe dhe Rezidenca Luksi. 
- Nisja për në Toulon, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Vizitë rreth 30 minuta në Toulon, Qytet Port Ushtarak i Francës. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë. Mëngjesi në Hotel. Vizitë rreth 30 minuta në Toulon, Qytet Port Ushtarak i Francës. Nisja për në Marsejë, Udhëtimi zgjat 50 minuta. Vizitë në Monumentet Kryesore të Marsejës: Pika më e lartë panoramike, simboli i qytetit, Shën Mëria mbrojtëse e Marsejës, Notre Dame de la Garde,  Porti i vjetër dhe në fund Pallati dhe shatërvanet Longshamp. Fjetje në Hotel. 

Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Transferimi për në Aeroportin e Nisës. Fluturimi Nisë - Tiranë direkt. Nisja nga Nisa në orën 14:55. Mbrritja në Tiranë në orën 16.50.


Në pagesë përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë -  Nisë - Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në (40x30x20cm).
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:

1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Shërbimet e Përfshira
Avion Shoqërues Fjetje Sightseeing
ZGJIDHNI DATËN E NISJES
Konfiguro Dhomën
DHOMA
TË RRITUR
FËMIJË
2 Maj / Programi 1
2 Maj 2026 5 Maj 2026 4 ditë / 3 netë
898 EUR
/ Person
13 Qershor / Programi 1
13 Qer 2026 16 Qer 2026 4 ditë / 3 netë
805 EUR
/ Person
4 Korrik / Programi 1
4 Kor 2026 7 Kor 2026 4 ditë / 3 netë
1,122 EUR
/ Person
5 Shtator / Programi 1
5 Sht 2026 8 Sht 2026 4 ditë / 3 netë
865 EUR
/ Person
Çmimi për person nis nga:
449 EUR
Zgjidhni një datë udhëtimi
ose
Dërgo email
Kthehu te të gjitha turnet