Kreu
Udhëtime me Avion & Guide Individuale Në Grup Me Avion Me Autobus
Hotele Bileta Avioni Evente Oferta Kontakti Hyrje / Llogaria ime
Kërko

Kroçiere në Ishujt Grekë, Celestyal, 6 Ditë

Destinacioni
Santorini
Shoqërimi
Shëtitje me Kroçiere
Shërbimi
Sipas akomodimit


Dita e Parë: Nisja nga Tirana në oren 16.00 dhe udhëtimi me autobus për në Athinë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës.

Dita e Dytë: Mbrritja në Lavrion, Athinë. Imbarkimi në Kroçieren Celestyal. Nisja në orën 13.00. Mbrritja në Mykonos në orën 18.00, - Shëtitje Opsionale në Mykonos. Qëndrimi në Ishull deri në 23.00. Darka në Kroçiere.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Kusadasi të Turqisë në orën 07.00. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 13.00. Zbritje në Ishullin Patmos në orën 16.30 - Shëtitje Opsionale në Patmos. Qëndrimi në Ishull deri në 21.30. Darka në Kroçiere.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Rhodos në orën 07.00. Ekskursion në Monumentet Kryesore të Qytetit: Akropoli i Lindos dhe Kalaja e Knights. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 18.00. Darka në Kroçiere.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Heraklion, Kretë në orën 07.00.  - Shëtitje Opsionale në Kretë. Qëndrimi në Ishull deri në 12.00. Drekë në Kroçiere. Zbritja në Santorini në orën 16.30. - Shëtitje Opsionale në Santorini. Qëndrimi në Ishull deri në 21.30. Darkë në Kroçiere. 

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Port në Lavrion, Athinë, në orën 06.00. Nisja për në Shqipëri. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra. Mbrritja në Shqipëri.


Çmimi për person të Rritur në Kabinë Dyshe.
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me autobus.
2. Akomodim në Kroçieren Celestyal për 5 ditë Lundrim, 4 net fjetje.
3. Mëgjeset, Drekat dhe Darkat në Kroçiere.
4. Pije Jo Alkoolike gjatë vakteve.
5. Shfaqje, Karaoke, Hyrja në Disko dhe aktivitete të ndryshme në Kroçiere.
6. Taksat Portuale.
7. Bakshishet.
8. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë nëse grupi është mbi 8 persona.
9. Vetëm Një Bagazh 20 kg për çift

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në Monumentet dhe Muzeumet.
3. Në zbritjet në porte, transfertat me autobus ose teleferik nga Porti në qytet atje ku është e nevojshme pas Zbritjes nga Kroçierja dhe Shëtitjet Opsionale në Vendet e Zbritjes.

Duke filluar nga 20 Korrik 2025, Qeveria Greke aplikon një Taksë për Turizmin e Qëndrueshëm për Turistët e Kroçiereve në Portet e Greqisë:
4 Euro për person në Santorini ,4 Euro për person Mykonos dhe 1 Euro për person në Portet e tjera, për qëndrime deri më 31 Mars.
12 Euro për person në Santorini,12 Euro për person në  Mykonos dhe 3 Euro për person në Portet e tjera, për qëndrime nga 1 Prill deri më 31 Maj.
20 Euro për person në Santorini ,20 Euro për person në  Mykonos dhe 5 Euro për person në Portet e tjera, për qëndrime nga 1 Qershor deri më 30 Shtator.
Taksa aplikohet për çdo Port dhe paguhet në Kroçiere.
Shërbimet e Përfshira
Shoqërues Fjetje Kroçiere Sightseeing
ZGJIDHNI DATËN E NISJES
Konfiguro Dhomën
DHOMA
TË RRITUR
FËMIJË
30 Gusht
30 Gus 2026
Çmimi i paketës:
1,398 EUR
Çmimi për person nis nga:
469 EUR
Zgjidhni një datë udhëtimi
ose
Dërgo email
Kthehu te të gjitha turnet