Kreu
Udhëtime me Avion & Guide Individuale Në Grup Me Avion Me Autobus
Hotele Bileta Avioni Evente Oferta Kontakti Hyrje / Llogaria ime
Kërko

Tour & Plazh në Pulia

Destinacioni
Brindisi
Shoqërimi
Ture në Grupe
Shërbimi
Fjetje dhe mëngjes

Dita e ParëFluturimi Tiranë - Bari. Nisja nga Tirana më 11.35. Mbrritja në Bari në orën 12.35. Nisja me Autobus për  në Barleta. Vizitë në Barletta: Katedralja, Santa Maria Maggiore, Basilica Santa Sepolcro, Kalaja Svevo Barletta. Vazhdon udhëtimi për në Trani. Vizitë në Trani: Kështjella e Tranit, Basilica e San Nicolas, Vazhdon udhëtimi për në Bari. Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit: Katedralja San Sabino, Basilica San Nicola, Kështjella Normanno Svevo, Piazza Mercantile. Nisja për në Polignano al Mare. Vizitë e shkurtër. Vazhdon udhëtimi për në Monopoli. Vizitë e shkurtër e Qytetit të Vjetër, Kështjellës së Kalos V dhe Katedralja e Monopolit. Sistemimi dhe Fjetje në Monopoli.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Alberobello. Vizitë e Shtëpive Tradicionale Konike Trullo. Vazhdon udhëtimi për në Brindisi. Vizitë e Monumenteve kryesore të qytetit si: Colonne Terminali, Kalaja Aragonese, Kisha Shën Maria dhe San Giovanni. Vazhdon udhëtimi për në Lecce. Vizitë e Monumenteve kryesore të qytetit, si: Basilica Santa Croce, Kisha e Shën Marisë, Piazza del Duomo dhe Sant’Oronzo, Porta Napoli, Kalaja dhe Amfiteatri. Vazhdon udhëtimi për në Otranto. Vizitë e shkurtër e Kështjellës Aragonese. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.  

Dita e TretëMëngjes në Hotel. Nisja me autobus për në Gallipoli. Vizitë e shkurtër në Gallipoli. Vazhdon udhëtimi për në Taranto. Vizitë e Monumenteve kryesore të qytetit, si Kështjella Aragonese, Katedralja Tarantos, Ponte Girovole, Lungomare, Rotonda, Borgo Antico. Vazhdon udhëtimi për në Matera. Vizitë në Qytetin e Gurtë të Shpellave. Vizitohen: Sassi, Katedralja e Materas, Kishat Rupestriane. Vazhdon udhëtimi për në Altamura. Vizitë e shkurtër e qytetit: Piazza Duaomo, Katedralja. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Të lirë për Plazh. Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë. Mëngjesi në Hotel. Të lirë për Plazh. Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë. Mëngjesi në Hotel. Të lirë për Plazh. Fjetje në Hotel.

Dita e Shtatë. Mëngjesi në Hotel. Të lirë për Plazh. Fjetje në Hotel.

Dita e Tetë Mëngjesi në Hotel. Të lirë për Plazh. Transferta për në Aeroportin e Barit. Fluturimi Bari - Tiranë. Nisja nga Bari në orën 22.20. Mbrritja në Tiranë në orën 23.10

Në pagesë përfshihen:
1. Fluturimi Vajtje-Ardhje Tiranë - Bari.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në Hotel.
4. Mëngjeset në Hotele.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).



Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Shërbimet e Përfshira
Autobus Shoqërues Fjetje Sightseeing
ZGJIDHNI DATËN E NISJES
Konfiguro Dhomën
DHOMA
TË RRITUR
FËMIJË
25 Qershor
25 Qer 2026 2 Kor 2026 8 ditë / 7 netë
1,195 EUR
/ Person
16 Korrik
16 Kor 2026 23 Kor 2026 8 ditë / 7 netë
1,286 EUR
/ Person
10 Shtator
10 Sht 2026 17 Sht 2026 8 ditë / 7 netë
1,218 EUR
/ Person
Çmimi për person nis nga:
598 EUR
Zgjidhni një datë udhëtimi
ose
Dërgo email
Kthehu te të gjitha turnet