Kreu
Udhëtime me Avion & Guide Individuale Në Grup Me Avion Me Autobus
Hotele Bileta Avioni Evente Oferta Kontakti Hyrje / Llogaria ime
Kërko

Tour në Barcelonë - Plazh në Costa Brava

Destinacioni
Costa Brava
Shoqërimi
Pushime në Plazh
Shërbimi
Gjysëm Pensioni (HB)

Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë - Barcelonë. Nisja nga Tirana në orën 20.00. Mbrritja në Barcelonë në orën 22.40. Transferimi në Hotel. Sistemimi, Darkë dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Vazhdohet në lagjen Gotike të Barcelonës, me Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner. Përfundoihet me Sheshin Placita de la Seu, ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Fjetje dhe Darkë në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, Vizitë: Parku i mrekullueshëm Guell, i modeluar nga Antoni Gaudi, Sagrada Familia, Katedralja e jashtëzakonshme, e cila përbën edhe simbolin e qytetit të Barcelonës, Aquariumi i Barcelonës, Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit dhe Torre Agbar. Pasdite, vizitë: Sheshi Espania dhe Kodra Monjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Museu Catalan d'Arts. Shëtitja vazhdon tek Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit, Rruga tregtare Las Rambas, ku gjendet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial. Vazhdon vizita: Marina Olimpike me dy kullat më të larta, si Hotel Arts dhe Mapfre dhe tek stadiumi i FC Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Fjetje dhe Darkë në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel.
Opsionale: Vizitë në Montserrat, ku ndodhet Manastiri i Montserratit.
Fjetje dhe Darkë në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Të lirë për në Plazh, Fjetje dhe Darkë në Hotel.

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Të lirë për në Plazh, Fjetje dhe Darkë në Hotel.

Dita e Shtatë: Mëngjesi në Hotel. Të lirë për në Plazh, Fjetje dhe Darkë në Hotel.

Dita e Tetë: Mëngjesi në Hotel. Të lirë për në Plazh. Drekë. Pasdite, vonë Transferta në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë - Tiranë. Nisja nga Barcelona në orën 23.25. Mbrritja në Tiranë në orën 01.55.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Barcelonë - Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Fjetje 7 Net, Mëngjes dhe Darkë në Hotel.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
5. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).


Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

OPSIONALET E TURIT 
Vetëm Udhëtimi për në Montserrat kushton 15 euro.
Bileta për të hyrë në Manastirin e Montserratit kushton 21 euro.
Bileta për të hyrë në Parkun Guell kushton 16 euro.

Shënim: Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Shërbimet e Përfshira
Avion Fjetje Plazh Shoqërues Sightseeing
ZGJIDHNI DATËN E NISJES
Konfiguro Dhomën
DHOMA
TË RRITUR
FËMIJË
16 Maj
16 Maj 2026 23 Maj 2026 8 ditë / 7 netë
1,411 EUR
/ Person
6 Qershor
6 Qer 2026 13 Qer 2026 8 ditë / 7 netë
1,306 EUR
/ Person
25 Qershor
25 Qer 2026 2 Kor 2026 8 ditë / 7 netë
1,402 EUR
/ Person
23 Korrik
23 Kor 2026 30 Kor 2026 8 ditë / 7 netë
1,703 EUR
/ Person
8 Gusht
8 Gus 2026 15 Gus 2026 8 ditë / 7 netë
2,100 EUR
/ Person
11 Shtator
11 Sht 2026 18 Sht 2026 8 ditë / 7 netë
1,423 EUR
/ Person
Çmimi për person nis nga:
666 EUR
Zgjidhni një datë udhëtimi
ose
Dërgo email
Kthehu te të gjitha turnet