Kreu
Udhëtime me Avion & Guide Individuale Në Grup Me Avion Me Autobus
Hotele Bileta Avioni Evente Oferta Kontakti Hyrje / Llogaria ime
Kërko

Trieste, Ljubljanë, Rijeka

Destinacioni
Trieste
Shoqërimi
Ture në Grupe
Shërbimi
Fjetje dhe mëngjes (BB)

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Trieste. Nisja nga Tirana në orën 07.15. Mbrritja në Trieste në orën 08.55. Transfertë në Trieste. Vizitë panoramike në Trieste: Piazza Unità d’Italia, Teatro Roman, Kalaja Miramare, Canal Grande.

Opsionale: Hyrja në Kalanë Miramare.

Opsionale: Hyrja në Teatrin Roman

Nisja për në Ljubljanë. Udhëtimi zgjat 1 orë. Mbrritja në Ljubljanë. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e Dytë:  Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në qytetin e vjetër: Kalaja e Ljubljanës, Ura e Dragojve, Sheshi Preseren, Rruga e këmbësorëve dhe Rrugicat historike.

Opsionale: Hyrja në Kalanë e Ljubljanës.

Nisja për në Bled, Udhëtimi zgjat 1 orë. Vizitë panoramike pranë liqenit të Bled,

Opsionale: Ngjitje në Kalajën e Bled ose Udhëtim me varkë drejt kishës në ishull.

Pasdite vonë, nisja për në Rijekë. Udhëtimi zgjat 2.5 orë. Mbrritje në Rijeka. Sistemimi dhe fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në Rijekë: Korzo, Kulla e Qytetit, Teatri i Vjetër.

Nisja drejt Pulës. Udhëtimi zgjat 1.5 orë. Mbrritje në Pula. Vizitë në Arenën Romake, Forumin e Pulës, Tempulli i Augustit, Porti Antik.

Opsionale: Hyrja në Arena Romake.

Opsionale: Hyrja në Tempullin August.

Pasdite, kthimi drejt Trieste. Udhëtimi zgjat 2 orë. Mbrritje në Trieste. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Transfertë për në Aeroport. Nisja nga Trieste në orën 09.30 dhe mbrritja në Tiranë në orën 11.00.



Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:

1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Shërbimet e Përfshira
Shoqërues Fjetje Sightseeing Avion
ZGJIDHNI DATËN E NISJES
Konfiguro Dhomën
DHOMA
TË RRITUR
FËMIJË
2 Tetor
2 Tet 2026 5 Tet 2026 4 ditë / 3 netë
Çmimi i paketës:
602 EUR
Çmimi për person nis nga:
369 EUR
Zgjidhni një datë udhëtimi
ose
Dërgo email
Kthehu te të gjitha turnet