Kreu
Udhëtime me Avion & Guide Individuale Në Grup Me Avion Me Autobus
Hotele Bileta Avioni Evente Oferta Kontakti Hyrje / Llogaria ime
Kërko
Kategori: Itali

Alberobello - Otranto - Taranto

Destinacioni
Bari
Shoqërimi
Ture në Grupe
Shërbimi
Fjetje dhe mëngjes (BB)

Dita e ParëFluturimi Tiranë - Bari. Nisja nga Tirana më 06.50. Mbrritja në Bari në orën 07.50. Nisja me Autobus për  në në Polignano al Mare. Vizitë e shkurtër. Vazhdon udhëtimi për në Monopoli. Vizitë e shkurtër e Qytetit të Vjetër, Kështjellës së Kalos V dhe Katedralja e Monopolit. Nisja për në Alberobello. Vizitë e Shtëpive Tradicionale Konike Trullo. Vazhdon udhëtimi për në Brindisi. Vizitë e Monumenteve kryesore të qytetit si: Colonne Terminali, Kalaja Aragonese, Kisha Shën Maria dhe San Giovanni. Sistemimi dhe Fjetje në Brindizi.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Lecce. Vizitë e Monumenteve kryesore të qytetit, si: Basilica Santa Croce, Kisha e Shën Marisë, Piazza del Duomo dhe Sant’Oronzo, Porta Napoli, Kalaja dhe Amfiteatri. Vazhdon udhëtimi për në Otranto. Vizitë e shkurtër e Kështjellës Aragonese.  Vazhdon udhëtimi për në Gallipoli. Vizitë e shkurtër në Gallipoli. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.  

Dita e TretëMëngjes në Hotel. Nisja për në Taranto. Vizitë e Monumenteve kryesore të qytetit, si Kështjella Aragonese, Katedralja Tarantos, Ponte Girovole, Lungomare, Rotonda, Borgo Antico. Vazhdon udhëtimi për në Matera. Vizitë në Qytetin e Gurtë të Shpellave. Vizitohen: Sassi, Katedralja e Materas, Kishat Rupestriane. Vazhdon udhëtimi për në Altamura. Vizitë e shkurtër e qytetit: Piazza Duaomo, Katedralja. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e KatërtMëngjes në Hotel. Nisja me Autobus për  në Barleta. Vizitë në Barletta: Katedralja, Santa Maria Maggiore, Basilica Santa Sepolcro, Kalaja Svevo Barletta. Vazhdon udhëtimi për në Trani. Vizitë në Trani: Kështjella e Tranit, Basilica e San Nicolas, Vazhdon udhëtimi për në Bari. Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit: Katedralja San Sabino, Basilica San Nicola, Kështjella Normanno Svevo, Piazza Mercantile.  Transferta për në Aeroportin e Barit. Fluturimi Bari - Tiranë. Nisja nga Bari në orën   18.00. Mbrritja në Tiranë në orën 18.55

Në pagesë përfshihen:
1. Fluturimi Vajtje-Ardhje Tiranë - Bari.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në Hotel.
4. Mëngjeset në Hotele.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3, Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Shërbimet e Përfshira
Avion Shoqërues Fjetje Sightseeing
ZGJIDHNI DATËN E NISJES
Konfiguro Dhomën
DHOMA
TË RRITUR
FËMIJË
25 Qershor
25 Qer 2026 28 Qer 2026 4 ditë / 3 netë
530 EUR
/ Person
16 Korrik
16 Kor 2026 19 Kor 2026 4 ditë / 3 netë
661 EUR
/ Person
24 Prill
24 Pri 2026 27 Pri 2026 4 ditë / 3 netë
595 EUR
/ Person
22 Maj
22 Maj 2026 25 Maj 2026 4 ditë / 3 netë
537 EUR
/ Person
10 Shtator
10 Sht 2026 13 Sht 2026 4 ditë / 3 netë
567 EUR
/ Person
Çmimi për person nis nga:
265 EUR
Zgjidhni një datë udhëtimi
ose
Dërgo email
Kthehu te të gjitha turnet