Strugë,Ohër & Shën Naum
Datat E Udhëtimit:
► Nëntor: 15, 16, 22, 23, 28, 29, 30
Itinerari
► Nisja nga Tirana në orën 06:00.
Ndalesë e shkurtër gjatë rrugës për pushim. Vazhdojmë drejt pikës së kontrollit në Qafë Thanë. Vizita e parë do të nis në qytetin shqiptar të Strugës, ku do të prekim shëtitoren buzë liqenit dhe përgjatë lumit (Drini i Zi) nga derdhja e Drinit deri tek pazari i qytetit. Kohë për qëndrim të lirë. Pastaj nisemi për në Ohër ku do kemi mundësi të vizitojmë qytetin e vjetër, pazarin, shëtitoren buzë liqenit (opsionale lundrim me varkë në liqen), kishën e Shën Sofisë dhe jo vetëm. Kohë e lirë për të konsumuar drekën.
Pasi e lëmë Ohrin në radhë për t’u vizituar do të jetë “Gjiri i Kockave” ose i quajtur ndryshe “Muzeu mbi Ujë”. Vizitë në Manastirin e Shën Naumit dhe parkun natyror përreth tij. Kalojmë pikën e kontrollit në Tushemisht dhe ndalemi për një foto me teto Ollgën. Më pas do të vizitojmë parkun natyror në Drilon, përpara se të nisemi në rrugën e kthmit. Mbërritja në Elbasan, Tiranë në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë!
Në pagesë përfshihen
- Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
- Transporti me automjet komod
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithcka e papërmendur me sipër.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
18 €















