Meraki Resort Sharm El Sheikh Adults Only
Pse të zgjidhni Meraki Resort për festimet e Vitit të Ri
Nëse dëshironi të largoheni nga e ftohta dhe rutina e përditshme, Vitin e Ri mund ta prisni në një prej resorteve më të veçanta të Egjiptit – Meraki Resort Sharm El Sheikh. I konceptuar vetëm për të rritur, ky resort ofron kombinimin perfekt mes relaksit, luksit dhe atmosferës festive. Temperaturat e ngrohta, plazhi privat dhe aktivitetet e shumta krijojnë një përvojë të paharrueshme në fundvit.
Meraki Resort është ideal për çifte, miq ose udhëtarë që kërkojnë një ambient të qetë, modern dhe me energji pozitive. Arkitektura bohemian-style, pishinat panoramike, baret tematike dhe darkat gourmet janë vetëm disa nga elementët që e bëjnë këtë zgjedhje të veçantë për ndërrimin e viteve.
Çfarë përfshihet në paketë:
Fluturim direkt charter nga Tirana për në Sharm El Sheikh (vajtje-ardhje)
Akomodim në Meraki Resort 5★ – Adults Only
Shërbim All Inclusive
Gala Dinner për Vitin e Ri
Transferta aeroport – hotel – aeroport
Komoditete
Restorant
Palestër
Plazh
Pishinë
WiFi
Kasafortë
Ashensor
Parking
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
1539 €