Amsterdami, kryeqyteti i Holandës, është një qytet që ofron një përzierje të mrekullueshme të kulturës, historisë dhe natyrës, duke e bërë një destinacion të paharrueshëm për ju që planifikoni ta vizitoni.
Destinacionet që ju rekomandojmë të vizitoni gjatë udhëtimit tuaj në Amsterdam janë:
DITA E PARË


1.Canal Cruise
Ky tur i jashtëzakonshëm me varkë, përgjatë rrjetit të kanaleve të famshëm të qytetit të cilat janë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO, ju ofron mundësinë për të zbuluar Amsterdamin nga një këndvështrim unik dhe të jashtëzakonshëm.Gjatë shëtitjeve me varkë, mund të kaloni pranë shtëpive të ngjitura njëra pas tjetrës, që kanë një arkitekturë të veçantë dhe karakteristike.
2.Anne Frank House
Shtëpia muze ku Anne Frank dhe familja e saj u fshehën gjatë Luftës së Dytë Botërore për t'u shpëtuar persekutimit nazist ku shkroi ditarin e saj të njohur ndërsa jetonte në kushte të vështira dhe të rrezikshme për katër vjet në fshehje.
Shtëpia është e vendosur në qendër të Amsterdamit, pranë kanalit Prinsengracht dhe ju mund të shihni dhomat ku ajo dhe familja e saj qëndruan fshehur, duke përfshirë edhe dhomën e saj personale, ku shkruante ditarin e saj, i njohur sot në mbarë botën si "Ditar i Anne Frank".
3.A'DAM Lookout
Një nga atraksionet më të njohura dhe më emocionuese në Amsterdam, duke ofruar një pamje spektakolare të qytetit, një përvojë të paharrueshme për vizitorët. I vendosur në kulmin e A'DAM Tower, kjo platformë e lartë ofron një panoramë 360 gradë të qytetit, kanaleve të famshme, muzeve dhe ndërtesave historike të Amsterdamit.
DITA E DYTË


4.Muzeu Van Gogh
Një nga muzeumet më të njohura dhe më të vizituara në botë, i dedikuar jetës dhe veprës së një prej piktorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Vincent van Gogh. I vendosur në qendër të qytetit, ky muze është një hapsirë e mrekullueshme që shpalos zhvillimin artistik të Van Gogh dhe ndikimin e tij të madh në artin modern.Muzeu ka një koleksion të pasur me më shumë se 200 piktura, 500 skica dhe 700 letra të autorit, duke ofruar një pasqyrë të plotë të jetës dhe punës së tij.
5.Keukenhof Gardens
Një nga kopshtet më të bukura dhe më të famshme në botë i njohur gjithashtu si "Kopshti i Europës", është një parajsë për adhuruesit e natyrës dhe luleve, dhe është veçanërisht i famshëm për tulipanët e tij mahnitës. Ky kopsht hapet çdo vit për disa javë gjatë pranverës, nga mesi i marsit deri në maj, dhe tërheq miliona vizitorë nga e gjithë bota.
Keukenhof është gjithashtu një vend edukativ, pasi mund të mësoni rreth historisë dhe kulturës së lulëzimit të Holandës, si dhe mund të blini lule dhe produkte të lidhura me lule. Ky kopsht është një mundësi ideale për t’u relaksuar, për të shijuar natyrën dhe për të kaluar një ditë të paharrueshme, duke eksploruar një nga atraksionet më të bukura të Holandës duke ofruar spektakël ngjyrash dhe aromash.