⭐⭐⭐⭐⭐

Bianca Resort

SKU: N/A Kategori:
DestinacioniKolasin, Mail i Zi
Dite
Kohëzgjatja4 Ditë
Avion
TransportiIndividual
Bordi
BordiHalf Board

Lidhuni me ne

Bianca Resort & Spa është një hotel 4 yje i vendosur në zemër të Kolašinit, Mal i Zi, i rrethuar nga natyrë malore dhe ajër të pastër. Hoteli njihet për ambientin e tij të ngrohtë, shërbimin cilësor dhe facilitetet e shkëlqyera për relaks.

Akomodimi ofrohet në dhoma dhe suita të mobiluara në stil modern alpin, të pajisura me të gjitha kushtet e nevojshme për një qëndrim komod. Çdo dhomë disponon banjo private, ngrohje, televizor, Wi-Fi dhe minibar.

Zona SPA & Wellness përfshin pishinë të brendshme, sauna, banjë turke, jacuzzi dhe ambiente relaksi. Shërbimet e masazhit ofrohen me pagesë shtesë.

Hoteli disponon restorant me kuzhinë tradicionale dhe ndërkombëtare, si dhe bar dhe lounge për momente qetësie. Vendndodhja e tij është ideale për pushime dimërore, aktivitete sportive, ski dhe shëtitje në natyrë.

Bianca Resort & Spa 4 – Kolašin
23 – 25 Janar
2 netë / 3 ditë
379 € / çifti

Kaloni një fundjavë relaksuese në mes të maleve të Kolašinit, në Bianca Resort & Spa 4, një hotel elegant dhe shumë i preferuar për pushime dimërore. Ambienti i qetë, komoditeti dhe shërbimi profesional e bëjnë këtë paketë ideale për çifte që kërkojnë relaks dhe privatësi.

Në çmim përfshihet:
– Akomodimi për 2 netë në dhomë dyshe
– Mëngjesi
– Akses në SPA & Wellness

Një përvojë perfekte për t’u shkëputur nga rutina dhe për të shijuar natyrën alpine të Malit të Zi.

Komoditete

Grup

Restorant

Grup

Palestër

Grup

Pishinë

Grup

WiFi

Grup

Parking

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

189 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për person.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Hotele të ngjashme