SKU: N/A Kategori:

Brazil – Kili – Kolumbi – Iguasu

Dite
Kohëzgjatja10 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Një udhëtim në zemër të Amerikës së Jugut

TUR 13 DITOR

25.11.2026– 07.12.2026

Itinerari

Dita e parë : 25.11.2026 Fluturimi në Rio De Janeiro

Nisja nga Tirana ne 16:10

LH1455 25NOV Tirana Frankfurt 16:10 – 18:30

LH 500 25NOV Frankfurt Rio 22:15 – 06:10

Dita e dytë : 26.11.2026 Mbërritja në Rio & Magjia e Sambas

Mbërritja në Rio.

Pas kalimit të kontrollit të pasaportës në aeroport, do të takoni guidën tuaj lokale braziliane. Më pas, do të niseni me autobus drejt hotelit, ku do të keni kohë të lirë për t’u çlodhur dhe relaksuar. Më vonë, do të vizitoni një nga shkollat tradicionale të Sambas në Rio de Janeiro, ku do të njiheni nga afër me përgatitjet, atmosferën dhe traditat që qëndrojnë pas këtij spektakli ikonik brazilian.

Akomodimi: Mercure Rio Boutique Hotel 4*

Dita e tretë : 27.11.2026 Rio De Janeiro: Ikonat e qytetit

Mëngjesi në hotel.

Tur i plotë ditor në Rio de Janeiro, me vizitë në disa nga atraksionet më të njohura të qytetit. Eksperienca nis me Christ the Redeemer, një nga simbolet më ikonike të Rios, dhe vijon me Malin Sugarloaf, nga ku do të shijoni pamje panoramike spektakolare të qytetit dhe vijës bregdetare. Gjatë turit do të vizitoni gjithashtu Shkallët Selarón dhe lagjen karakteristike të Santa Teresa, e njohur për atmosferën e saj artistike, arkitekturën dhe rrugicat piktoreske. Gjatë ditës përfshihet edhe dreka në një restorant buffet, ku do të keni mundësinë të shijoni një vakt tradicional në një atmosferë lokale.

Akomodimi: Mercure Rio Boutique Hotel 4*

Dita e katërt: 28.11.2026 Ilha Grande: Një arratisje tropikale

Mëngjesi në hotel.

Ekskursion ditor në Ilha Grande, një nga ishujt më të bukur të bregdetit brazilian, i rrethuar nga ujëra të kristalta, plazhe tropikale dhe një natyrë e gjelbër e paprekur. Gjatë ekskursionit do të shijoni peizazhet spektakolare të ishullit dhe atmosferën e qetë që e karakterizon. Dita do të vijojë me kohë të lirë për të eksploruar dhe shijuar ambientin tropikal të Ilha Grande, larg zhurmës së qytetit. Dreka është e përfshirë në ekskursion, duke ju mundësuar të shijoni një vakt gjatë ditës përpara kthimit në Rio de Janeiro.

Akomodimi: Mercure Rio Boutique Hotel 4*

Dita e pestë 29.11.2026 Pylli Tijuca & Nisja drejt Iguasut

Mëngjesi në hotel.

Ekskursion me Jeep në Pyllin Tijuca, një nga hapësirat natyrore më mbresëlënëse të Rio de Janeiro-s dhe një nga pyjet urbane më të mëdha në botë. Gjatë udhëtimit me Jeep do të eksploroni peizazhet e gjelbra të pyllit, duke kaluar nëpër rrugë panoramike dhe zona të mbuluara me bimësi tropikale. Ekskursioni do t’ju ofrojë mundësinë të zbuloni një tjetër anë të Rios, larg plazheve dhe zonave urbane, duke shijuar natyrën, qetësinë dhe panoramat karakteristike të Pyllit Tijuca. Transferim drejt aeroportit dhe fluturim për në Iguasu. Fluturimi: G31876 29 NOV Rio – Iguasu 20:10 – 22:25 Pas mbërritjes në aeroportin e Iguasut, do të vijojë transferimi drejt hotelit.

Akomodimi: Recanto Cataratas Thermas Resort & Convention 5*

Dita e gjashtë 30.11.2026 Macuco Safari dhe Ujërvarat e Iguassu

Mëngjesi në hotel.

Macuco Safari, një aventurë me varkë në zonën e Ujëvarave të Iguassu-t, që ju mundëson të afroheni pranë ujëvarave dhe të përjetoni nga afër fuqinë e tyre. Eksperienca zhvillohet brenda parkut dhe kombinon lundrimin me pamje spektakolare të ujëvarave dhe natyrës përreth. Gjatë udhëtimit me varkë, do të afroheni drejt rrjedhave të ujit dhe spërkatjeve të fuqishme të ujëvarave, duke e bërë këtë një nga eksperiencat më emocionuese të vizitës në Iguassu.

Akomodimi: Recanto Cataratas Thermas Resort & Convention 5*

Dita e shtatë 01.12.2026 Nga Iguasu drejt Santiagos së Kilit

Mëngjesi në hotel.

Fluturimi drejt Santiago de Chile.

LA3482 01DEC Iguasu Curitiba 13:15 – 14:25

LA 782 01DEC Curitiba Santiago 17:20 – 21:00

Pas mbërritjes në aeroportin e Santiagos, do të vijojë transferimi drejt hotelit.

Akomodimi: Hotel NH Ciudad de Santiago 4*

Dita e tetë 02.12.2026 Santiago de Chile: Qendra Historike & Kodra San Cristóbal

Mëngjesi në hotel.

Tur i qytetit të Santiago-s, me vizitë në disa nga pikat më të rëndësishme të kryeqytetit të Kilit. Vizita përfshin Plaza de Armas, Postën Qendrore, Bashkinë, Pallatin e Qeverisë “La Moneda” dhe Cerro Santa Lucía, një nga hapësirat më karakteristike të gjelbra në qendër të qytetit. Më pas, turi vijon drejt Kodrës San Cristóbal, ku do të ngjiteni me teleferik, duke shijuar pamje panoramike mbi Santiago-n. Në majë do të vizitoni Shenjtëroren e Virgjëreshës së Konceptimit të Papërlyer, një nga simbolet e qytetit. Zbritja do të bëhet me funikularin klasik, drejt sektorit Pío Nono. Pas turit, do të keni kohë të lirë për të eksploruar qytetin, për të shëtitur, për shopping ose për të shijuar atmosferën lokale sipas dëshirës.

Akomodimi: Hotel NH Ciudad de Santiago 4*

Dita e nëntë 03.12.2026 Viña del Mar & Valparaíso: Bregdeti i Paqësorit

Mëngjesi në hotel.

Ekskursion ditor në Viña del Mar dhe Valparaíso, dy nga destinacionet më karakteristike të bregdetit të Paqësorit në Kili. Gjatë rrugës do të kaloni përmes luginave Curacaví dhe Casablanca, të njohura për peizazhet e tyre të bukura, tokat bujqësore dhe vreshtat. Në Viña del Mar, e njohur si “Qyteti i Kopshteve”, do të vizitoni disa nga pikat më emblematike të qytetit, përfshirë Orën e Luleve, përpara se të vazhdoni drejt bregdetit. Më pas, udhëtimi vijon në Valparaíso, qyteti portual i njohur për atmosferën e tij boheme dhe kodrat karakteristike. Do të vizitoni Plaza Victoria dhe Plaza Yugoslava, ndërsa do të shëtisni nëpër rrugicat tradicionale të qytetit, të rrethuara nga shtëpi shumëngjyrëshe, kafene dhe restorante. Në përfundim të ekskursionit, do të niseni për kthim drejt Santiago-s.

Akomodimi: Hotel NH Ciudad de Santiago 4*

Dita e dhjetë 04.12.2026 Santiago – Bogotá: Nisja drejt Kolumbisë

Mëngjesi në hotel. Kohë e lirë për të shijuar qytetin sipas dëshirës.

Më pas, transferimi drejt aeroportit për fluturimin drejt Bogotá-s.

Fluturimi:

LA 710 04 DEC Santiago Bogota 16:35 – 21:10

Pas mbërritjes në aeroportin e Bogotá-s, do të vijojë transferimi drejt hotelit.

Akomodimi: Radisson Bogotá Metrotel 4*

Dita e njëmbëdhjetë 05.12.2026 Bogotá & Katedralja e Kripës në Zipaquirá

Mëngjesi në hotel.

Marrja e grupit në hollin e hotelit në orarin e dakordësuar dhe nisja drejt Zipaquirá, qytet që ndodhet rreth 50 km nga Bogotá. Udhëtimi do të zhvillohet përmes pjesës veriore të qytetit dhe zonës së njohur si Sabana de Bogotá. Me mbërritjen në Zipaquirá, do të vizitoni Katedralen e Kripës, e ndërtuar brenda një miniere në një thellësi prej rreth 180 metrash. Kjo vepër mbresëlënëse kombinon inxhinierinë, arkitekturën dhe artin fetar, duke e bërë atë një nga atraksionet më të veçanta të Kolumbisë. Pas vizitës, kthimi në hotel. Kohë e lirë në mbrëmje për të pushuar ose për të eksploruar Bogotá-n sipas dëshirës.

Akomodimi: Radisson Bogotá Metrotel 4*

Dita e dymbëdhjetë – trembëdhjetë 06-07.12.2026 Bogotá: La Candelaria, Muzeu i Arit & Monserrate

Mëngjesi në hotel.

Në orarin e dakordësuar do të fillojë turi i qytetit të Bogotá-s, me vizitë në qendrën historike La Candelaria, një nga zonat më karakteristike të kryeqytetit kolumbian.

Gjatë turit do të vizitoni:

• Muzeun e Arit (Gold Museum): Një nga muzetë më të rëndësishëm të Kolumbisë, me një koleksion të pasur objektesh ari dhe artefaktesh të periudhës parakolumbiane.

• Shtëpinë e Monedhës (Casa de la Moneda): Një hapësirë me rëndësi historike dhe kulturore, ku do të njiheni me historinë e monedhës dhe artit në Kolumbi.

• Koleksionin Botero (Botero Donation): Një koleksion me vepra të artistit të njohur kolumbian Fernando Botero, përfshirë piktura, vizatime dhe skulptura.

Turi do të vijojë me një vizitë panoramike në Sheshin Bolívar, ku do të shihni Katedralen Primada, Pallatin e Nariños, Pallatin Liévano dhe Pallatin e Drejtësisë. Në përfundim, do të ngjiteni në Monserrate, një nga pikat panoramike më të njohura të Bogotá-s, nga ku do të shijoni pamje të gjera mbi qytetin.

Në përfundim të vizitës, transferimi drejt aeroportit.

Fluturimi i kthimit:

LH 543 06 DEC Bogota Frankfurt 23:15 – 15:55

LH1456 07 DEC Frankfurt Tirana 20:40 – 22:50

Përfundimi i udhëtimit.

Në pagesë përfshihen

  • Fluturimet vajtje-ardhje, me bagazhet e përfshira
  • 10 netë akomodim në hotele 4* dhe 5*
  • Mëngjeset në hotel
  • Vaktet e përmendura në program
  • Transfertat aeroport – hotel – aeroport
  • Transfertat e brendshme sipas programit
  • Shërbimin e guidave lokale
  • Shoqërues nga agjencia gjatë gjithë udhëtimit
  • Siguracionin shëndetësor të udhëtimit për klientët nën 65 vjeç
  • Hyrjet në monumentet dhe atraksionet e përmendura në program

Në pagesë nuk përfshihen

  • Shpenzimet personale
  • Bakshishet për guidat dhe shoferët
  • Vaktet që nuk janë të përmendura në program
  • Çdo shërbim apo shpenzim tjetër që nuk specifikohet në rubrikën “Çmimi përfshin”

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

4490 €

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Brazil – Kili – Kolumbi – Iguasu

4490 €

In stock