Janinë – Konicë, 1 Ditë
Datat E Udhëtimit:
►Nëntor: 01, 07, 08, 14, 15, 21, 22, 28, 29, 30 – €30/Personi
Itinerari
► Nisja nga Tirana në orën 04.00.
► Nisja nga Durrësi në orën 04:30. (Pa kosto extra)
Vazhdojmë udhëtimin për në Janinë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Kalimi nga pika kufitare e Kakavijës, drejt Janinës, kryeqendrës së Epirit. Vizitohet Kalaja, Sheshi Qëndror, Manastiret dhe Xhamitë e vjetra dhe ishulli i Janinës ku ndodhet dhe shtëpia muzeale e Ali Pashë Tepelenës.
Pas konsumimit të drekës vazhdojmë udhëtimin drejt Konicës, një qytezë në Greqi pranë kufirit me Shqipërinë. Konica është vendlindja e Faik Konicës.
– Do të bëjmë një vizitë tek Ura e Konicës, një vend perfekt për foto dhe shëtitje të shkurtër përgjatë lumit të Vjosës. Pas vizitës së Urës së Konicës, vizitë në Parkun Mjedisor Bourazani Park me kafshë të egra dhe natyrë të mbrojtur (dre, derra të egër etj.) (Opsionale 15 euro/person).
Nisja drejt Shqipërisë pasdite. Mbërritja në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë.
Në pagesë përfshihen
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Transporti
Në pagesë nuk përfshihen
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Hyrja në monumente dhe muzeume.
- Dreka
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
30 €














