Koreja E Jugut – Seoul & Busan, 7 Ditë
Kore e Jugut – Seoul & Busan 7 ditë / 6 netë
Datat e udhëtimit:
►15-22 Prill – €2890/person
Itinerari i fluturimeve:
Tiranë – Seoul: 15 Prill, ora 06:00 – mbërritja në Seoul më 16 Prill, ora 09:55.
Seoul – Tiranë: 22 Prill, ora 12:20 – mbërritja në Tiranë, ora 23:20.
Itinerari
Takimi në aeroportin e Tiranës dhe nisja me avion drejt Seoul, me kompaninë ajrore Lufthansa dhe tranzit në Frankfurt. Mbërritja në aeroportin ndërkombëtar Incheon në orën 09:55, më 16 Prill. Pas mbërritjes, transferimi dhe sistemimi në hotel.
Check in dhe akomodimi në hotel në Seoul me 4*.
Pjesa e mbetur e ditës e lirë për pushim dhe përshtatje me orarin lokal. Mbrëmje e lirë.
Fjetje në Seoul.
Seoul City Tour
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit, nisja për të eksploruar kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seoul, një qytet ku traditat shekullore ndërthuren me kulturën moderne koreane.
Gjatë turit do të vizitojmë Gyeongbokgung Palace, pallatin mbretëror më të famshëm të qytetit, si dhe Bukchon Hanok Village, lagjen tradicionale me shtëpitë karakteristike koreane. Më pas, vazhdojmë drejt Insadong, zonë e njohur për artizanatin, suveniret dhe kulturën tradicionale, si dhe Myeongdong, një nga zonat më të gjalla të Seoul, e famshme për shopping dhe ushqimin tradicional të rrugës.
Në përfundim, vizita në N Seoul Tower, nga ku mund të shijojmë pamje panoramike të qytetit.
Mbrëmje e lirë për shëtitje dhe eksplorim individual të Seoul.
Fjetje në Seoul.
BTS Tour, Seoul
Mëngjesi në hotel.
Kjo ditë i kushtohet fansave të BTS, grupit korean që ka fituar famë botërore dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e K-Pop në mbarë botën.
Gjatë ditës do të eksplorojmë vende dhe zona të Seoul të lidhura me historinë, karrierën dhe aktivitetet e grupit, duke përjetuar nga afër atmosferën e kulturës K-Pop.
Kohë e lirë për shopping, fotografi dhe vizita individuale në zonat e preferuara nga fansat e BTS.
Fjetje në Seoul.
Kufiri me Korenë e Veriut | Seoul
Nisja herët në mëngjes për një ekskursion në DMZ (Demilitarized Zone), zonën e demilitarizuar që ndan Korenë e Jugut nga Koreja e Veriut. Kjo vizitë ofron një mundësi të veçantë për të njohur historinë e Gadishullit Korean dhe zhvillimet që kanë formësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Gjatë ekskursionit parashikohen vizita në Imjingak Park, The 3rd Infiltration Tunnel, Dora Observatory dhe Freedom Bridge, në varësi të aksesit dhe organizimit të turit.
Pas përfundimit të vizitës, transferimi drejt stacionit të trenit dhe udhëtimi me trenin e shpejtësisë së lartë KTX për në Busan.
Mbërritja në Busan, transferimi dhe sistemimi në hotel.
Akomodimi në hotel ne Busan.
Mbrëmje e lirë për të shijuar qytetin.
Fjetje në Busan
Busan City Tour – Seoul
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit, nisja për të zbuluar Busan, qytetin bregdetar të Koresë së Jugut, të njohur për plazhet, tregjet tradicionale dhe lagjet plot ngjyra.
Gjatë turit do të vizitojmë Gamcheon Culture Village, lagjen piktoreske me shtëpi shumëngjyrëshe dhe rrugica karakteristike, si dhe Jagalchi Fish Market, tregun e famshëm të peshkut dhe produkteve të detit.
Më pas, vazhdojmë drejt BIFF Square, zonë e njohur për kinematografinë koreane, dhe Haedong Yonggungsa Temple, tempull i veçantë i vendosur buzë detit. Në vijim, ndalesë në Haeundae Beach, një nga plazhet më të njohura të Busan.
Gjatë ditës do të përfshihet edhe një tur me tematikë BTS, me fokus në vendet e lidhura me anëtarët dhe aktivitetet e grupit, sipas programit të organizuar.
Në mbrëmje, kthimi me trenin e shpejtësisë së lartë KTX drejt Seoul.
Mbërritja, transferimi dhe sistemimi në hotel. Fjetje në Seoul.
Seoul
Mëngjesi në hotel.
Ditë e lirë për të eksploruar Seoul sipas dëshirave dhe interesave personale.
Mundësi për shopping në Myeongdong, vizita në zonën moderne të Gangnam dhe qendrën tregtare COEX, apo eksplorim të Seongsu-dong, e njohur për kafenetë, butikët dhe dyqanet me koncepte kreative.
Për ata që dëshirojnë të përjetojnë atmosferën rinore të qytetit, rekomandohet edhe Hongdae, zonë e njohur për shopping, performancat në rrugë dhe jetën e natës.
Gjithashtu, kjo është mundësia ideale për shopping të produkteve K-Beauty dhe K-Pop, si dhe për blerjen e suvenireve para kthimit.
Fjetje në Seoul.
Fluturimi i kthimit Seoul – Tiranë
Mëngjesi në hotel dhe check-out. Transferimi drejt aeroportit ndërkombëtar Incheon për fluturimin e kthimit me kompaninë ajrore Lufthansa.
Nisja nga Seoul në orën 12:20, me tranzit në Frankfurt dhe mbërritje në Tiranë në orën 23:20.
Fundi i shërbimit tonë!
Në pagesë përfshihen
- Akomodimi në hotel me 4*
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Bileta e avionit vajtje – ardhje.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
- Bagazhe dore 8 kg + valixhe 20 kg
- Transferat dhe shëtitjet me transport privat
- E-VISA
Në pagesë nuk përfshihen
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
- City Tax sipas tarifave të hotelit përkatës
• Adaptor për prizat e Koresë së Jugut.
• Këpucë të rehatshme për ecje dhe veshje të përshtatshme për temperaturat e pranverës.
• Xhaketë e lehtë dhe çadër për reshjet e mundshme.
• Powerbank, karikues dhe kartë bankare ndërkombëtare.
• Medikamente personale dhe produkte higjienike.
• Hapësirë e lirë në bagazh për suvenire dhe produkte K-Beauty e K-Pop.
• Aplikacione orientimi dhe transporti, si Naver Map ose KakaoMap
Informacion I Rëndësishëm Për Udhëtimin
• Kërkesat për hyrjen në Korenë e Jugut dhe tranzitin në Frankfurt duhet të verifikohen përpara nisjes, sipas shtetësisë dhe dokumentacionit të udhëtarit.
• Udhëtimi me trenin KTX ndërmjet Seoul dhe Busan varet nga oraret dhe disponueshmëria e biletave.
• Vizita në DMZ realizohet sipas aksesit dhe rregullave të autoriteteve lokale. Atraksione të caktuara mund të jenë të mbyllura.
• Programi BTS varet nga itinerari i organizuar dhe aksesi në lokacionet përkatëse; takimet me anëtarët e grupit nuk garantohen.
• Mëngjesi përfshihet në hotelet e përcaktuara në program. Vaktet e tjera përfshihen vetëm nëse specifikohen në ofertë.
• Check-in dhe check-out në hotele realizohen sipas politikave të secilit hotel. Shërbimet jashtë orarit standard varen nga disponueshmëria.
• Rekomandohet siguracion udhëtimi që mbulon shpenzimet mjekësore, anulimin e udhëtimit dhe bagazhet.
Kushte Të Rëndësishme
• Programi mund të pësojë ndryshime për arsye organizative, operative ose sigurie, duke synuar ruajtjen e përmbajtjes kryesore të turit.
• Fluturimet, bagazhet dhe udhëtimet me tren i nënshtrohen kushteve të transportuesve përkatës. Agjencia nuk mban përgjegjësi për ndërprerje ose ndryshime jashtë kontrollit të saj.
• Vizitat në DMZ dhe aktivitetet e tjera mund të modifikohen ose anulohen nga operatorët lokalë ose autoritetet për arsye sigurie dhe kufizimesh operative.
• Çdo klient është përgjegjës për dokumentacionin e udhëtimit dhe përmbushjen e kërkesave të hyrjes në destinacion. Agjencia nuk mban përgjegjësi për refuzimin e hyrjes nga autoritetet përkatëse për shkak të mosplotësimit të këtyre kërkesave.
• Anulimet, ndryshimet e rezervimeve dhe mosparaqitja nga klienti i nënshtrohen kushteve të kontratës dhe politikave të ofruesve të shërbimeve.
• Në rast force madhore ose ngjarjesh jashtë kontrollit të agjencisë, zbatohen kushtet kontraktuale dhe legjislacioni përkatës.
• Agjencia nuk mban përgjegjësi për humbjen ose dëmtimin e sendeve personale gjatë udhëtimit.
• Shpenzimet personale, vaktet e papërfshira, blerjet, bakshishet dhe shërbimet shtesë paguhen veçmas, përveç rasteve kur specifikohen ndryshe në ofertë.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
2890 €


















