Napoli – Amalfi – Positano – Capri
Pushime Magjike në Amalfi, Positano dhe Capri
Zbuloni mrekullinë e bregdetit italian me një udhëtim unik në Amalfi, Positano dhe ishullin mahnitës të Caprit. Një përzierje perfekte e natyrës, historisë dhe luksit ju pret në një nga destinacionet më të bukura të Mesdheut. Me rrugicat me kalldrëm, plazhet me ujëra kristal dhe pamjet që të lënë pa frymë, kjo është arratisja që e keni ëndërruar gjithmonë.
Eksploroni Positano, perlën e bregut, me shtëpitë shumëngjyrëshe të ngjitura në shkëmbinj dhe atmosferën romantike që të fton të ndalosh kohën.
Vizitoni Amalfin, një qytet historik që kombinon bukurinë natyrore me trashëgiminë kulturore – përfshirë Katedralen madhështore dhe shëtitjet panoramike përgjatë bregut.
Shijoni Ravellon, një fshat në majë të kodrës me kopshte spektakolare dhe koncerte verore që luhen nën yje.
Zbuloni Caprin, ishullin legjendar të perandorëve romakë, me Grottën e Kaltër, butikët luksozë dhe pamjet nga Villa San Michele.
Oraret e fluturimeve:
Tiranë-Bari 06:00-07:00
Bari-Tiranë 23:20-00:15
►VIZITOHEN: NAPOLI, AMALFI, POSITANO, CAPRI, SALERNO, SORRENTO, ALBEROBELLO
Itinerari
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin në orën, 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Bari.
Mbërritja në Aeroport (sipas fluturimit qe operohet per date te caktuar, fluturimi behet ose nga Bari ose nga Napoli)
Nisja për në Napoli me autobus. Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj.
Transferta nga Napoli drejt hoteli.
Akomodimi dhe sistemim ne hotel.
Mëngjesi në Hotel.
Nisja herët me autobus për në Sorrento.
Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Sheshi shën Antoni,Bazilika Sant Antonio etj.
Nisja me traget per ne ishullin Kapri.(pagese extra €55/person)
Shëtitje panoramike në Ishull e Kaprit ku vizitohen: Marina Grande, sipas deshirës qendrim ne Marina Grande, pjesa tjeter e grupit vazhdon për në pjesën e qëndrës se Kaprit që ndodhet në pjesën e siperme të ishullit. Ngjitja me fenikular qe ka një pagese mesatarisht 5 euro vajtje ardhje ku do vizitohet Piazzeta, Kisha e Shen Stefanit, Grand hotel Quisisana, Kopshtet e Agustit, Belvedere di Punta Cannone, Via Krupp.
Kthimi me traget në Sorrento.
Kthimi nga Sorrento drejt hotelit.
Mbremje e lire.
Mëngjesi në Hotel.
Vizite me anije Salerno-Positano-Amalfi-Salerno. (Opsionale me pagese ekstra €55/person)
Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso.
Vizite ne shetitoren e Positanos, kishen e Santa Maria Assunta dhe ngjitje ne nje nga pikat me panoramike te zones ku do te shijoni nje nga pamjet me piktoreske te rivieres.
Kthimi ne Hotel.
Mbremje e lire.
SHENIM: Per personat te cilet nuk do te marin pjese ne xhiron opsionale me varke guida do t’iu sygjeroje disa vizita qe mund te kryejn individualisht me transport urban ose per pikat qe mund te vizitojne ne Salerno pergjate dites.
Mëngjesi në hotel.
Transferta nga hoteli drejt Alberobellos (vizitë opsionale me pagesë extra 20 euro/person) Nese fluturimi eshte nga Bari.
Transfera drejt aeroportit të Barit.
Nisja nga Bari në orën 23:05.
– Nese fluturimi eshte nga Napoli, do te vizitojme Napolin dhe monumentet kryesore, sic jane Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj.
Në pagesë përfshihen
- Akomodimi në hotel 3* ose 4*
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Bileta e avionit vajtje – ardhje.
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
- Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)
Në pagesë nuk përfshihen
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
- Anija vajtje-ardhje ne Capri
- Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese
- Anija Amalfi-Positano
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
399 €