VENECIA, 2 DITË
28-29 Nëntor €199/person
Vizitohen: Venecia, Murano, Burano
Fluturimet:
Tiranë – Venice Treviso
06:55 – 08:35
Venice Treviso – Tiranë
18:50 – 20:20
Itinerari
Nisja nga Tirana në orën 06:55. Mbërritja në Aeroportin e Trevisos në orën 08:35 dhe transferimi drejt Venecias.
Pas mbërritjes në Venecia, nisja me anije për vizitën e ishujve Murano dhe Burano. (PAGESE EXTRA)
Në Murano do të kemi kohë për shëtitje dhe njohjen me traditën e famshme të qelqit venecian, ndërsa në Burano do të shijojmë shtëpitë shumëngjyrëshe dhe rrugicat karakteristike të ishullit.Pas kthimit në Venecia, shëtitje në zonën e San Marco, ku do të vizitojmë Piazza San Marco, Basilica di San Marco, Palazzo Ducale dhe Riva degli Schiavoni.
Në mbrëmje, akomodimi në hotel dhe kohë e lirë.
Mëngjesi në hotel.
Dita e dytë do t’i kushtohet vizitës së Venecias. Shëtitje nga Ponte di Rialto dhe Grand Canal, duke vazhduar nëpër qendrën historike të qytetit dhe rrugicat karakteristike veneciane. Vizitë në Piazza San Marco, Basilica di San Marco dhe zonën përreth.
Kohë e lirë për drekë dhe shopping në Venecia.
Në orët e pasdites, nisja drejt një qëndre tregtare, ku do të kemi kohë të lirë për shopping dhe kafe.
Pas përfundimit të shopping-ut, nisja drejt Aeroportit të Trevisos për fluturimin e kthimit.
Fundi i shërbimit tonë!
Në pagesë përfshihen
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Akomodim në hotel.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
- Nuk është përfshirë Trageti dhe Taksa e Hyrjes në Venecie.
- Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
4. Në Program ka dhe Udhëtim me Anije. Nëse Kushtet e Motit nuk e lejojnë, mund te mos realizohet dhe nuk ka kthim pagesash.
KUJDES
Taksen e hyrjes ne Venezia ka nje rregullore si vijon:
Paguhet online tek https://cda.ve.it/it 4 ditë përpara dates se hyrjes në qytet ose 10 euro nëse paguhet online tek https://cda.ve.it/it mbasi kalon katër ditëshi përpara datës së hyrjes në qytet. Taksa eshte e detyrushme te paguhet individualisht nga cdo vizitor , i cili duhet te pajiset me QR per te mund te hyre ne Venezia
Nga ky rregull perjashtohen te gjithe femijet nen 14 vjec, te cilet duhet te rregjistrohen por nuk paguajn.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
199 €














