Pushime Në Sardinia, 5 Ditë
► 15 – 19 Korrik €539/Person
► 19 – 23 Gusht €539/Person
Vizitohet: Costa Smeralda, Capo Caccia, Grotta Di Nettuno, Stintino, La Pelosa Beach, Alghero
Itinerari
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Alghero. Mbërritja në Aeroportin e Algheros.
Transfer me autobus drejt Sassari (~40 min).
Check-in dhe sistemim në hotel.
Shëtitje orientuese në qendrën historike të Sassarit për grupin.
Mbrëmje e lirë.
Mëngjesi në hotel.
Nisja herët me autobus për në zonën e Costa Smeralda (~2–2.5 orë).
Vizitë panoramike në Porto Cervo.
Më pas do të bëjmë një ndalese për fotografi dhe kohë të lirë pranë plazheve si Liscia Ruja ose Spiaggia del Principe.
Qëndrim i lirë për plazh.
Kthim në hotel në Sassari pasdite.
Mbrëmja e lirë.
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit nisja me autobus drejt Stintino (~45 min).
Do ti drejtohemi plazhit La Pelosa Beach – një copë parajsë verore në veri të Sardinies dhe një nga plazhet më ikonike të saj, ku do te kemi qëndrim të lire për plazh.
Pasdite kthim në Sassari. Mbrëmja e lirë.
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit nisemi me autobus drejt portit të Palau (~2–2.5 orë), nga ku fillon një nga eksperiencat më të bukura të udhëtimit tonë.
Do të kemi mundësi të zhvillojmë ekskursionin ditor me anije drejt Arkipelagu i La Maddalena, një zonë natyrore spektakolare e njohur për ujërat kristal, plazhet e bardha dhe peizazhet mahnitëse mesdhetare. Udhëtimi me anije fillon në orën 09:30.
Gjatë lundrimit i cili zgjat rreth 7 orë, do të vizitohen ishujt më të bukur të arkipelagut si:
• Spargi – ndalesë për plazh në gjirin e famshëm Cala Corsara me rërë të bardhë dhe ujëra kristal.
• Budelli – panoramë e ishullit dhe e plazhit të famshëm me rërë rozë.
• Santa Maria – ndalesë për not në pishinat natyrore dhe relaks në plazhet e virgjëra.
• Vizitë në ishullin kryesor La Maddalena, me mundësi shëtitjeje në qendrën historike dhe rrugicat karakteristike të ishullit.
Gjatë ditës parashikohen disa ndalesa për plazh dhe relaks, ndërsa në bord ofrohen ambiente komode, shërbim bar-restoranti dhe guida informuese gjatë udhëtimit.
Kjo shëtitje e mrekullueshme është sipas dëshirës dhe ka kosto ekstra.
Ekskursioni pefundon rreth orës 17:00.
Kthimi në portin e Palau dhe më pas transferimi me autobus drejt hotelit.
Mbrëmje e lirë.
Mëngjesi në hotel dhe check-out.
Transfer drejt Alghero (~35 min).
Shëtitje panoramike e qendrës historike të Algheros: muret katalanase, Piazza Civica, porti, kohë për të konsumuar kafe buzë deti.
Rreth orës 14:00, nisja drejt Aeroportit të Algheros.
Fluturimi Alghero – Tiranë 16:25 – 18:10.
Në pagesë përfshihen
- Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
- Bileta e avionit vajtje – ardhje.
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas program
- Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)
- Mengjeset per ditet e qendrimit
- Akomodimi 4 nete ne hotelet perkates
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithcka e papërmendur me sipër.
- Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese
Politikat E Fëmijëve
Fëmijët 0–1.99 Vjeç: Paguajnë 130€ Total
Fëmijët 2–9.99 Vjeç: Paguajnë 40€ Më Pak Se Çmimi I Të Rriturit
Fëmijët 10+ Vjeç: Paguajnë Si Të Rritur
Politikat E Udhëtimit
Programi I Udhëtimit Mund Të Ndryshojë Në Përputhje Me Rrethanat Në Vijim:
• Nëse Kompania Ajrore Ndryshon Oraret E Nisjes Dhe Mbërritjes.
• Nëse Oraret E Vizitave Opsionale Kanë Disponueshmëri Të Ndryshme Nga Ato Të Parashikuara.
• Nëse Ka Vonesa Për Shkak Të Trafikut Apo Qëndrimeve Të Zgjatura Gjatë Ndalesave Të Planifikuara. Shoferi I Autobusit Ka Një Orar Pune Me Ligj Dhe Ndalesa Të Detyrueshme.
Në Çdo Rast, Programi Do Të Zbatohet, Duke Bërë Korrigjimet Dhe Spostimet E Nevojshme.
Nëse Krevati Nuk Do Të Është Dopjo, Do Të Jenë Dy Krevat Teke Të Bashkuar.
Akomodimi Në Dhomë Single Ka Pagesë Extra Në Varesi Të Hoteleve Ku Qëndrohet.
Për Rezervim Nevojitet 50% E Pagesës Parapagim Dhe Pjesa Tjetër 10 Dite Para Nisjes.
Pagesa E Bërë Është E Pakthyeshme.
Agjencia Nuk Mban Përgjegjësi Për Mbërritjen Në Destinacion Apo Ndryshimin E Programit Në Varësi Të Kushteve Atmosferike Apo Forca Të Ndryshme Madhore.
Agjencia Nuk Mban Përgjegjësi Për Personat E Kthyer Nga Policia Për Arsye Të Ndryshme Siç Janë: Mungesë Dokumentacioni, Espuls, Etj.
Nëse Personi Që Udhëton Me Grupe Nuk I Ka Mbushur 18 Vjeç, Dhe Udhëton Me Njërin Apo Asnjërin Nga Prindërit, I Duhet Patjetër Prokurë E Noterizuar (Dy Kopje).
Pasaporta Duhet Të Ketë Minimalisht 3 Muaj Vlefshmëri Në Momentin Që Ktheheni Nga Udhëtimi.
Për Çdo Ndryshim Në Lidhje Me Oraret E Fluturimit Që Mund Të Kryhen Nga Kompania Ajrore, Ju Do Të Njoftoheni Në Kohë Reale.
Përzgjedhja E Vendeve Në Avion Është Rastësore Në Momentin E Check-In-it Online. (Për Vende Specifike Ka Kosto Ekstra Në Varesi Të Fluturimit).
► Çmimet Dhe Disponueshmëria E Muzeumeve, Ekskursioneve Dhe Çdo Aktivitet Tjeter Lokal Mund Të Ndryshojnë Dhe Janë Përgjegjësi E Vetë Operatoreve Lokale Që Mundësojnë Këto Shitje. Për Çdo Ndryshim Në Lidhje Me Këto Aktivitetet, Klienti Lajmerohet Përpara Kryerjes Se Shërbimit.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
539 €














