Strugë,Ohër,Shën Naum & Tushemisht
Datat E Turit:
► Nëntor: 14-15, 21-22.
Hotel Diplomat 3* €55 HB/Personi
Hotel Mirage 4* €70 HB/Personi (Pishinë)
Hotel Izgrev 5* €80 HB/Personi (Pishinë, Sauna, Fitness)
Festat E Nëntorit: 28-29, 29-30.
Hotel Diplomat €60/Personi HB (Mëngjes + Darkë Festive)
Hotel Izgrev 5* €89/Personi HB (Mëngjes + Darkë Festive + Pishinë Dimërore)
HB – Mëngjes + Darkë
Itinerari
► Nisja Nga Durrësi Në Orën 05:10 (Pagesë Extra 5 Euro/Personi)
► Nisja Nga Tirana Në Orën 06:00.
► Nisja Nga Elbasani Në Orën 06:40.
Do Të Vazhdojmë Udhëtimin Tonë Drejt Doganës Së Qafë Thanës, Ku Do Të Bëjmë Një Ndalese Për Pushim Të Shkurtër Në Zonën E Librazhdit.
Pas Procedurave Doganore Do Të Nisemi Për Në Qytetin Piktoresk Të Ohrit, Ku Aty Do Të Vizitojmë Qytetin E Vjetër, Kalanë E Qytetit, Kishat E Njohura Dhe Do Të Kemi Mundësi Për Një Eksperiencë Fantastike Për Personat Që Dëshirojnë Të Zhvillojnë Edhe Lundrim Me Anije Në Liqen Për Të Prekur Pjesë Të Tjera Të Ohrit.
Pas Konsumimit Të Lirë Të Drekës, Nisemi Drejt Qytetit Të Strugës. Vizitë Dhe Shëtitje E Lirë Për Rreth 1 Orë. Kryejmë Akomodimin Në Hotel.
Darka Në Hotel. Mbrëmje E Lirë.
Mëngjesi në hotel. Pas mengjesit udhëtimi vijon ne Shën Naum dhe me pas në Tushemisht per te konsumuar dreken.
Pas konsumimit te drekes vazhdojme drejt fshatit piktoresk te Lin, ku do te bejme nje ndalese 45 minuta.Nisemi në rrugën e kthimit dhe në mbrëmje mbërrijme në Tiranë.
Fundi i sherbimit tone!
Në pagesë përfshihen
- Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
- Transporti me automjet komod
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithcka e papërmendur me sipër.
Politikat E Fëmijëve:
Në Rastin Kur Një Fëmijë Akomodohet Në Një Dhomë Me 2 Të Rritur, Aplikohet Ulja Si Më Poshtë:
0-1.99 Vjeç Pa Pagesë
2-5.99 Vjeç Paguajnë 50%
Mbi 6 Vjeç Paguajnë Si Të Rritur.
Shënim:
► Akomodimi Në Dhomë Teke (Single) Ka Pagesë Extra +75%.
► Nëse Krevati Nuk Do Të Jetë Dopjo, Do Të Jenë Dy Krevatë Tekë Të Bashkuar.
► Për Rezervim Nevojitet 40% E Pagesës Parapagim Dhe Pjesa Tjetër 5 Ditë Para Nisjes.
► Pagesa E Bërë Është E Pakthyeshme.
► Për Realizimin E Këtij Udhëtimi Numri Minimal I Pjesëmarrësve Është 20 (Njëzet).
► Në Rast Anullimi Të Udhëtimit, Klienti Njoftohet 1-3 Ditë Para.
► Agjencia Nuk Mban Përgjegjësi Për Personat E Kthyer Nga Policia Për Arsye Të Ndryshme, Siç Janë Mungesë Dokumentacioni, Espuls Etj.
► Nëse Nuk I Ka Mbushur 18 Vjeç Dhe Udhëton Me Njërin Ose Asnjërin Nga Prindërit, I Duhet Patjetër Prokurë E Noterizuar.
► Agjencia Nuk Mban Përgjegjësi Për Prishje Të Automjetit Deri Në 2h 59min. Pas Kësaj Ore, Nëse Automjeti Nuk Rregullohet Apo Nuk Zëvendësohet, Agjencia Ju Rimburson 35% Të Çmimit Të Paketës.
► Çmimet E Muzeumeve, Ekskursioneve Dhe Çdo Aktiviteti Tjetër Lokal Mund Të Ndryshojnë Dhe Janë Përgjegjësi E Vetë Operatorëve Lokalë Që Mundësojnë Këto Shërbime. Për Çdo Ndryshim Në Lidhje Me Këto Aktivitete, Klienti Lajmërohet Përpara Kryerjes Së Shërbimit.
► Rezervimi I Vendeve Të Para Në Autobus Ka Një Kosto Ekstra 15 Euro/Person, Vendet E Dyta Kanë Kosto 10 Euro/Person, Vendet E Treta Kanë Kosto 10 Euro/Person, Vendet E Katërta 5 Euro/Person. Ndërsa Pjesa Tjetër E Vendeve Të Autobusit Nuk Mund Të Rezervohet Dhe Mund Të Merren Vetëm Në Momentin E Nisjes. Vendet Mbeten Të Rezervuara Përgjatë Gjithë Udhëtimit, Vajtje-Ardhje.
► Të Dhënat E Nisjes Dërgohen Minimalisht Një Ditë Përpara Udhëtimit Me Mesazh Në Numrin Tuaj Të Kontaktit. (Sigurohuni Që Numri Juaj Të Jetë I Vendosur Saktë Gjatë Momentit Të Rezervimit).
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
Interval çmimesh: 55 € deri më 60 €















