Titanic Deluxe Golf Belek
Titanic Deluxe Golf Belek është një resort ekskluziv me pesë yje, i vendosur në zonën elitare të Belekut, mes pyjeve me pisha dhe lumit Beşgöz. Hoteli ofron një përvojë luksoze “All Inclusive Deluxe”, me ambiente të hapura mbresëlënëse dhe shërbim të nivelit të lartë.
Me plazh privat, fushë golfi me standarde ndërkombëtare, spa moderne dhe park ujor të madh, resorti ofron gjithçka që kërkon një pushim aktiv apo relaksues në mes të natyrës mesdhetare.
Pse ta zgjidhni Titanic Deluxe Golf Belek
-
I pozicionuar në një nga zonat më të bukura të Antalyas – Belek, e njohur për natyrën, plazhet dhe resortet luksoze.
-
Resort i madh dhe i kompletuar, me gjithçka në brendësi: pishina, plazh, spa, sporte, restorante, aktivitete.
-
Ideale si për çifte dhe grupe miqsh, ashtu edhe për familje me fëmijë.
-
Një nga resortet më të mira për dashamirët e golfit, me akses direkt në fushë golfi të dizajnuar profesionalisht.
-
Përvojë e plotë “All Inclusive Deluxe” – ku gjithçka është e përfshirë dhe e organizuar me kujdes.
Çfarë e bën të veçantë
-
Fusha profesionale golfi – me dy kurse të dizajnuara nga European Golf Design dhe akademi për trajnim.
-
Ambienti natyror unik – i rrethuar nga pyje dhe me lum që përshkon resortin, me mundësi për shëtitje me varkë drejt plazhit.
-
Park ujor dhe zona për fëmijë – me shumë rrëshqitëse, pishina për moshat e ndryshme dhe aktivitete të organizuara.
-
Spa luksoze BeFine – me hamam, sauna, masazhe dhe trajtime estetike në një hapësirë të dedikuar për mirëqenie.
-
Zgjedhje e pasur gastronomike – me restorante à la carte dhe ushqim të larmishëm nga mëngjesi deri në darkë.
-
Akomodim i nivelit të lartë – dhoma të mëdha dhe vila me pishina private për pushime me privatësi dhe komoditet maksimal.
-
Argëtim gjithë ditën dhe natën – shfaqje, muzikë live, animacione, evente tematike dhe ambiente moderne për t’u relaksuar.
- Paketa përfshinë:
- Fluturim direkt charter
- Akomodim 6 netë / 7 ditë
- Shërbimi Ultra All Inclusive
- Transferta aeroport–hotel–aeroport
- Siguracion udhëtimi
Komoditete
Restorant
Palestër
Plazh
Pishinë
WiFi
Kasafortë
Ashensor
Parking