Titanic Deluxe Lara
Titanic Deluxe Lara është një hotel luksoz me pesë yje, i vendosur në vijën e parë të plazhit të njohur Lara, vetëm 12 km nga aeroporti i Antalyas. Me një arkitekturë unike që ngjan me një anije oqeanike, hoteli ofron një përvojë të veçantë pushimesh në një ambient modern dhe komod.
Hoteli funksionon me sistemin All Inclusive, ku çdo detaj – nga ushqimi dhe pijet, tek aktivitetet dhe shërbimet – është përfshirë për t’ju ofruar një qëndrim pa shqetësime.
Pse ta zgjidhni Titanic Deluxe Lara
-
Afërsi perfekte me aeroportin – më pak se 15 minuta larg, ideal për udhëtime të shkurtra dhe familjare.
-
Cilësi e lartë e shërbimit dhe ambient i mirëmbajtur në çdo detaj.
-
Përvoja “all inclusive” e vërtetë, ku gjithçka është e përfshirë: ushqim cilësor, pije ndërkombëtare, sporte dhe animacione.
-
I përshtatshëm për të gjitha moshat – fëmijë, të rritur, çifte apo grupe.
-
Emër i njohur dhe i besueshëm në industrinë e turizmit në Turqi.
Çfarë e bën të veçantë
-
Dizajni si anije lundruese, që e dallon menjëherë nga çdo hotel tjetër në zonë.
-
Park ujor dhe shumë pishina – përfshirë rrëshqitëse për fëmijë dhe zona të qeta për të rritur.
-
Plazh privat me rërë të imët, shërbim bar në shezlong dhe kabina private (me pagesë).
-
Qendër spa profesionale, me hamam turk, sauna, masazhe dhe trajtime estetike.
-
Restorante à la carte me kuzhinë turke, mesdhetare, aziatike dhe ndërkombëtare.
-
Program i pasur argëtimi – shfaqje në mbrëmje, muzikë live, animacione për fëmijë dhe të rritur.
-
Fushë futbolli dhe ambiente sportive, si tenis, volejboll në rërë dhe palestër moderne.
- Paketa përfshinë:
- Fluturim direkt charter
- Akomodim 6 netë / 7 ditë
- Shërbimi All Inclusive sipas resortit
- Transferta aeroport–hotel–aeroport
- Siguracion udhëtimi
Komoditete
Restorant
Palestër
Plazh
Pishinë
WiFi
Kasafortë
Ashensor
Parking