Udhëtim me Anije në Karaburun & Sazan
Datat e Udhëtimit:
► Qershor: 13, 14, 20, 21, 27, 28. – €30/personi
► Korrik: 01, 02, 03, 04, 05, 08, 09, 10, 11, 12, 15, 16, 17, 18, 19, 22, 23, 24, 25, 26, 29, 30, 31. – €30/personi
► Gusht: 01, 02, 05, 06, 07, 08, 09, 12, 13, 14, 15, 16, 19, 20, 21, 22, 23, 26, 27, 28, 29, 30. – €30/personi
► Shtator: 05, 06, 12, 13, 19, 20. – €30/personi
Itinerari
► Nisja nga Tirana ne oren 06:00.
► Nisja nga Durresi ne oren 06:30.
Vazhdimi i udhëtimit drejt qytetit turistik të Vlorës me një ndalesë të shkurtër përgjatë rrugës.
Mbërritja në Vlorë.Në orën 10:00 nisim lundrimin me anijen turistike nga porti kryesor i qytetit të Vlorës.Si fillim shkojmë në Karaburun, ku do të bëjmë ndalesë në plazhin Zhanpovel me kohë qëndrimi rreth 3 orë.
Gjatë qëndrimit në Karaburun, personat që dëshirojnë të vizitojnë shpellën e Haxhi Alisë nga brenda me gomone mund ta vizitojnë kundrejt një pagese ekstra 2000 Lekë/20 Euro, pasi anija është e madhe dhe nuk mund të futet në shpellë.Ndalesa e fundit kryhet në Sazan ku do të vizitojmë qytetin e vjetër dhe do të bëjmë plazh.
Koha e qendrimit rreth 1 orë e 30 minuta.Anija disponon, Bar & Restorant, gjithashtu do të keni nje animator që do të organizojnë një ditë ndryshe me lojra dhe kërcime gjatë udhëtimit.Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër gjatë rrugës.
Mbërritja në Durrës dhe Tiranë në mbrëmje.Fundi i shërbimit tonë!
Në pagesë përfshihen
- Transporti Sipas Programit
- Shoqërues Shqiptar
- Bileta E Anijes
Në pagesë nuk përfshihen
- Dreka
- Gjithcka e papërmendur me sipër.
- Vizite ne Shpellen e Haxhi Alisë 20 Euro
Politikat E Fëmijëve
0 – 1.99 Vjeç Pa Pagesë.
2 – 9.99 Vjeç 20% Discount.
Mbi 10 Vjeç Pagesë E Plotë.
► Duhet Të Dini Se:
Itinerari Mund Të Ndryshojë Rradhë Vizitash (Në Raste Kur Dallgët Nuk E Bëjnë Të Mundur Vizitën Në Karaburun Më Përpara).
Në Rast Se Dallgët E Detit Janë Totalisht Të Papranueshme Për Të Kryer Një Nga Vizitat E Itinerarit Më Sipër Dhe Anija Merr Urdhër Nga Kapiteneria E Portit, Mundet Që Një Nga Destinacionet Të Mos Realizohet.
► Rezervimi I Vendeve Të Para Në Autobus, Ka Një Kosto Ekstra 5 Euro/Person, Vendet E Dyta Kanë Kosto 5 Euro/Person, Ndërsa Pjesa Tjetër E Vendeve Të Autobusit Nuk Mund Të Rezervohen Dhe Mund Të Merren Vetëm Në Momentin E Nisjes.
► Duhet Të Keni Me Vete:
Veshje Sportive, Atlete, Sandale, Çantë Shpine, Shishe Uji 1 Litër, Rroba Pambuku Për Ndërrëse, Rroba Banjë, Syze Dielli, Fruta Të Thata, Çokollata.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
Price range: 30 € through 32 €















