Udhëtim në Bukuresht & Brasov
Bukureshti, i njohur si “Parisi i Lindjes”, të mirëpret me bulevardet elegante, arkitekturën historike dhe jetën e gjallë kulturore.
Brașov, një qytet malor magjepsës në zemër të Transilvanisë, të fton të eksplorosh rrugicat mesjetare, Kështjellën e Bran-it (që lidhet me legjendën e Drakulës) dhe peizazhet e mrekullueshme të Karpateve.
KUJDES: Çmimi mund të ndryshojë. Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.
Itinerari
Fluturimi Direkt Tiranë – Bukuresht. Nisja më 16:10 – Mberritje në Bukuresht më 18:35. Transfertë për në Brasov. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mberritje në Brasov. Sistemimi dhe fjetje në Hotel.
Mëngjesi në hotel. Brașov, i rrethuar nga Malet Karpate, i njohur për Muret Saksone nga Mesjeta. Vizitë e Monumneteve krysore: Kisha Gotike e Zezë, Rrugica e ngushtë Rope Street – Strada Sforii, Poarta Ecaterinei, Kisha Biserica Sfântul Nicolae.
Vazhdon udhëtimi drejt Keshtjellës Bran, e famshme pë Legjendën me Vampirë të Kontit Vlad Tepes, i njohur si Dracula.
Vazhdon udhetimi drejt Keshtjellës Peles. e Rilindjes së Re, ndërtuar nga Mbreti Carol I.
Vazhdon udhëtimi drejt Manastirit Snagov, ku mendohet se është varrosur Drakula.
Vazhdon udhëtimi për në Bukuresht. Sistemimi dhe fjetje në Hotel
Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e Bukureshtit: Holli Romanian Athenaeum, Pallati Mbretëror Palatul Regal, Statuja Ecvestra a Lui Carol I, Sheshi Piaka Revolukiei, Bulevardi Calea Victoriei, Rruga Pasajul Macca-Vilacrosse, Manastiri Stavropoleos, Pallati Parlamentit. Harku i Triumfit, Muzeumi Village, Sheshi Victoriei, Statujen e Naim Frasheri, Oborri dhe Kisha Princely. Vizite tek Hotel Continental ku Ismail Qemali bashke me patriotet e tjere kane hartuar deklaraten e pavaresise se Shqiperise. Shëtitje tek Pedonalja e famshme Liskano e mbushur me bare dhe restorantet me te populluara te Bukureshtit,
OPSIONALE: Pasdite hyrje në Qendrën Therme SPA Bukuresht. (20 Euro për person me transfertë të perfshirë)
Vizite tek Piata Uniiri me shatervanet – qendra tregtare me te njejtin emer Uniiri Shopping Mall. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Transfertë për në Aeroportin e Bukureshtit. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 11:00- Mberritje më 11:30.
Në pagesë përfshihen
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
- Akomodim në hotel me 3 yje,
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x25x20cm.
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
- Sugjerohet që për Shoqëruesin të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
244 € – 357 €