Udhëtim Në Maltë, 4 Ditë
►10 – 13 Prill €379/person (4 vende)
►8 – 11 Maj €379/person
►29 Maj – 1 Qershor €399/person
►26-29 Qershor €419/person
Vizitohet: Valleta, Mdina, Dingli Cliffs, Fshati Popeye, Blue Grotto (Shpellat Blu)
Itinerari i fluturimeve :
Tiranë – Maltë | 20:55 – 22:25
Maltë – Tiranë | 23:00 – 00:40
Itinerari
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë e 30 minuta perpara përpara fluturimit, sipas orareve përkatëse të specifikuara më sipër.
Nisja nga Tirana në orën 20:55 dhe mbërritja në Maltë në orën 22:55
Pas përfundimit të procedurave aeroportuale,transfertë dhe akomodim në hotel.
Pas mëngjesit në hotel, nisja me autobus turistik për vizitat e ditës.
Vizitë në qytetin mesjetar të Mdina, i njohur si “Qyteti i Heshtur”, me shëtitje në qendrën historike dhe kohë të lirë për fotografi.
Vazhdimi i udhëtimit drejt Dingli Cliffs, klifet më të larta të Maltës, ndalesë panoramike për foto.
Kohë e lirë për drekë gjatë itinerarit.
Pasdite, vizitë në Popeye Village, kompleksi filmik i ndërtuar për filmin “Popeye”, një nga atraksionet më të njohura të ishullit, me pamje spektakolare mbi Anchor Bay.
Pas përfundimit të vizitave, kthim në hotel.
Mbrëmja e lirë.
Pas mëngjesit në hotel, nisja drejt jugut të ishullit.
Vizitë në Blue Grotto, formacione natyrore shkëmbore mbi det. (Xhiro me varkë opsionale, në varësi të kushteve të motit.)
Vazhdimi drejt fshatit tradicional të peshkatarëve Marsaxlokk, i njohur për varkat shumëngjyrëshe “luzzu”.
Shëtitje në port dhe kohë e lirë për drekë me specialitete peshku.
Pasdite, kthim drejt hotelit dhe kohë e lirë për relaks.
Mbrëmja e lirë. Akomodim në hotel.
Nisja nga hoteli në orën 9 të mëngjesit drejt Valletta.
-Do të vizitojmë qytetin e Valletta, kryeqytetin historik të Maltës
-Upper Barrakka Gardens (pamje panoramike mbi Grand Harbour)
-Republic Street dhe Merchant Street
-Qendra historike e qytetit
Kohë e lirë për drekë.
Në vijim, transferim drejt zonës së Three Cities, ku do të vizitojmë Birgu (Vittoriosa) si dhe Senglea.
Pas përfundimit të vizitave, transferim drejt airport rreth 3 orë përpara nisjes.
Fluturimi i kthimit në orën 23:00.
Në pagesë përfshihen
- Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
- Akomodimi në hotel 3* ose 4*
- Bileta e avionit vajtje – ardhje.
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
- Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm
Në pagesë nuk përfshihen
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Hyrja në monumente dhe muzeume.
- Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
- Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese
Politikat E Fëmijëve
Fëmijët 0–1.99 Vjeç: Paguajnë 130€ Total
Fëmijët 2–9.99 Vjeç: Paguajnë 40€ Më Pak Se Çmimi I Të Rriturit
Fëmijët 10+ Vjeç: Paguajnë Si Të Rritur.
Politikat E Udhëtimit
Programi I Udhëtimit Mund Të Ndryshojë Në Përputhje Me Rrethanat Në Vijim:
• Nëse Kompania Ajrore Ndryshon Oraret E Nisjes Dhe Mbërritjes.
• Nëse Oraret E Vizitave Opsionale Kanë Disponueshmëri Të Ndryshme Nga Ato Të Parashikuara.
• Nëse Ka Vonesa Për Shkak Të Trafikut Ose Qëndrimeve Të Zgjatura Gjatë Ndalesave Të Planifikuara. Shoferi I Autobusit Ka Një Orar Pune Me Ligj Dhe Ndalesa Të Detyrueshme.
Në Çdo Rast, Programi Do Të Zbatohet, Duke Bërë Korrigjimet Dhe Spostimet E Nevojshme.
Nëse Krevati Nuk Do Të Është Dopjo, Do Të Jenë Dy Krevat Teke Të Bashkuar.
Akomodimi Në Dhomë Single Ka Pagesë Extra Në Varësi Të Hoteleve Ku Qëndrohet.
Për Fëmijët 0–1.99 Vjeç, Çmimi I Paketes Është 130 Euro.
Për Rezervim Nevojitet 50% E Pagesës Parapagim Dhe Pjesa Tjetër 10 Dite Para Nisjes.
Pagesa E Bërë Është E Pakthyeshme.
Agjencia Nuk Mban Përgjegjësi Për Mbërritjen Në Destinacion Apo Ndryshimin E Programit Në Varësi Të Kushteve Atmosferike Apo Forca Të Ndryshme Madhore.
Agjencia Nuk Mban Përgjegjësi Për Personat E Kthyer Nga Policia Për Arsye Të Ndryshme Siç Janë: Mungesë Dokumentacioni, Espuls, Etj.
Nëse Personi Që Udhëton Me Grupe Nuk I Ka Mbushur 18 Vjeç, Dhe Udhëton Me Njërin Ose Asnjërin Nga Prindërit, I Duhet Patjetër Prokurë E Noterizuar (Dy Kopje).
Pasaporta Duhet Të Ketë Minimalisht 3 Muaj Vlefshmëri Në Momentin Që Ktheheni Nga Udhëtimi.
Për Çdo Ndryshim Në Lidhje Me Oraret E Fluturimit Që Mund Të Kryhen Nga Kompania Ajrore, Ju Do Të Njoftoheni Në Kohë Reale.
Përzgjedhja E Vendeve Në Avion Është Rastësore Në Momentin E Check-In-it Online. (Për Vende Specifike Ka Kosto Ekstra Në Varësi Të Fluturimit).
► Çmimet Dhe Disponueshmëria E Muzeumeve, Ekskursioneve Dhe Çdo Aktivitet Tjetër Lokal Mund Të Ndryshojnë Dhe Janë Përgjegjësi E Vetë Operatoreve Lokale Që Mundësojnë Këto Shitje. Për Çdo Ndryshim Në Lidhje Me Këto Aktivitetet, Klienti Lajmerohet Përpara Kryerjes Së Shërbimit.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
Price range: 379 € through 419 €
















