Valbonë 2 Ditë
►Tetor: 03-04
Hotel Fusha E Gjesë – €89/Person (Mëngjes + Darkë + Traget Alpin)
►Tetor: 10-11, 17-18, 24-25, 31-01 Nentor.
►Nentor: 07-08, 14-15, 21-22.
Hotel Fusha E Gjesë – €75/Person (Mëngjes + Darkë + Traget Alpin)
Hotel Amza – €85/Person (Mëngjes + Traget Alpin)
Hotel Amza – €95/Person (Mëngjes + Darkë + Traget Alpin)
►Festat E Nentorit: 22-23, 28-29, 29-30.
Hotel Fusha E Gjesë – €75/Person (Mëngjes + Darkë Me Mbremje Festive)
Hotel Amza – €85/Person (Mëngjes)
Hotel Amza – €95/Person (Mëngjes + Darkë)
Itinerari
►Nisja nga Durresi ne oren 05:10. (KOSTO EXTRA 5 EURO/PERSONI)
►Nisja nga Tirana ne oren 06:00.
Nisja e udhëtimit dhe ndalesë e shkurtër gjatë rrugës për konsumimin e kafes së mëngjesit. Më pas vazhdojmë udhëtimin drejt Komanit, ku do të marrim tragetin për në Fierzë.
Pas mbërritjes në Fierzë, vazhdojmë udhëtimin drejt Luginës së Valbonës, ku do të mbërrijmë në hotel. Pas konsumimit të drekës do të kryhet akomodimi nëpër dhoma.
Pas akomodimit do të kemi kohë të lirë për shëtitje individualisht në Luginën e Valbonës ose mundësinë për të vizituar Ujëvarën e Rrogamit, me një pagesë ekstra prej 500 lekë/person për transportin lokal.
Në mbrëmje do të konsumojmë darkën në hotel, ndërsa më pas do të vijojë mbrëmja festive në hotelin Fusha e Gjesë.
Pas konsumimit të mëngjesit në hotel, do të nisemi për të vizituar atraksionet kryesore të Luginës së Valbonës, ndër të cilat edhe Mullirin e Vjetër dhe Liqeni i Xhemes.
Më pas vazhdojmë udhëtimin drejt Bajram Currit, ku do të kemi një ndalesë rreth 30 minuta për të shijuar një kafe ose akulloret e veçanta që ofrohen në qytet.
Pas kësaj nisemi drejt Prizrenit, ku do të vizitojmë pikat kryesore të qytetit, si Lidhja e Prizrenit, Shatërvani i qytetit, Ura e të Dashuruarve etj.
Do të kemi gjithashtu kohë të lirë për konsumimin e drekës në Prizren. Pas drekës vazhdojmë udhëtimin drejt Tiranës.
Mbërritja në Tiranë në orët e mbrëmjes.
Fundi i shërbimit tonë!
Në pagesë përfshihen
- Transporti sipas programit
- Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
- Akomodim në hotel
- Mbremje Festive tek Hotel Fusha e Gjësë
- Mëngjesi+Darka për tek Fusha e Gjësë
Në pagesë nuk përfshihen
- Dreka e dites se dyte.
- Transporti Lokal 500 L/person
- Pijet gjatë vakteve
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Në rastin kur një fëmijë akomodohet në një dhomë me 2 të rritur, aplikohet zbritja si më poshtë:
• 0-2.99 vjeç – Falas
• 3-5.99 vjeç – 50% zbritje
• Mbi 6 vjeç – Pagesë e plotë si i rritur
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
• Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë shtesë +75%.
• Nëse krevati nuk është dopio, do të jenë dy krevate teke të bashkuar, ose anasjelltas.
• Për realizimin e udhëtimit kërkohen minimum 20 pjesëmarrës.
• Në rast anulimi të udhëtimit nga agjencia, klienti njoftohet 1–3 ditë përpara.
• Për rezervim kërkohet 50% parapagim, ndërsa pjesa tjetër 5 ditë para nisjes.
• Pagesa është e pakthyeshme në rast anulimi nga klienti.
• Agjencia nuk mban përgjegjësi për persona të kthyer nga policia për arsye si mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
• Për fëmijët nën 18 vjeç që udhëtojnë me vetëm njërin (ose asnjë) prind, kërkohet prokurë e noterizuar.
• Agjencia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 2h 59min. Pas kësaj kohe, nëse automjeti nuk riparohet apo nuk zëvendësohet, rimbursohet 35% e çmimit të paketës.
INFORMACION MBI VAKTET
• Mëngjesi: Petulla, djathë, gjalpë, vezë të ziera, reçel, çaj – shërbehet në formë bufe.
• Dreka: Meze të përbashkëta (sallatë, fli, perime në zgarë), pjatë personale me mish dhe patate.
• Darka: Meze të përbashkëta (sallatë, fli, perime në zgarë, xaxiq), pjatë personale me troftë ose fileto pule, shoqëruar me patate.
Vaktet konsumohen në mënyrë të përbashkët me pjesën tjetër të grupit.
INFORMACION SHTESË
• Çmimet e muzeumeve, ekskursioneve dhe aktiviteteve lokale mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e operatorëve lokalë. Klienti njoftohet paraprakisht për çdo ndryshim.
• Rezervimi i vendeve në autobus:
– Vendet e para: €15/person
– Vendet e dyta: €10/person
– Vendet e treta: €5/person
– Pjesa tjetër e vendeve nuk rezervohen dhe merren vetëm në momentin e nisjes.
• Të dhënat e nisjes dërgohen minimum një ditë para udhëtimit në numrin tuaj të kontaktit.
(Sigurohuni që numri të jetë i vendosur saktë gjatë rezervimit).
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
Interval çmimesh: 75 € deri më 89 €
















