Budapest, Vjenë & Bratislavë, 4 Ditë
►26 – 29 Nentor €459/person
Itinerari i fluturimeve :
Nisja: Tiranë 14:25 – 15:55 Budapest.
Kthimi: Bratislava 17:55 – 19:35 Tiranë.
Itinerari
Takimi me shoqëruesin e grupit në aeroportin e Tiranës, 2 orë përpara fluturimit, për t’u prezantuar dhe për të kryer procedurat e nisjes.
Në orën 14:20 nisemi me fluturim direkt nga Tirana drejt Budapestit.
Mbërritja në Aeroportin e Budapestit në orën 15:35. Pas procedurave aeroportuale, nisemi drejt qendrës së qytetit.
Në vijim do të zhvillojmë një shëtitje me anije në lumin Danub, ku do të kemi mundësi të admirojmë disa prej monumenteve më të rëndësishme të Budapestit dhe pamjet panoramike të qytetit.
Pas shëtitjes me anije, do të vazhdojmë me një shëtitje në këmbë drejt Urës së Luanëve (Széchenyi Chain Bridge), një nga simbolet më të njohura të Budapestit, e cila lidh Budën me Pestin. Nga ura do të shijojmë pamjet e mrekullueshme të Danubit dhe Parlamentit të Budapestit.
Më pas do të kemi pak kohë të lirë në qendër për të shijuar atmosferën festive të qytetit.
Rreth mbrëmjes nisemi drejt hotelit. Sistemimi dhe akomodimi në hotel. Mbrëmja e lirë.
Pas mëngjesit fillojmë vizitën panoramike të Budapestit. Do të kalojmë përgjatë Andrássy Avenue, një nga bulevardet më elegante dhe karakteristike të qytetit, duke vijuar drejt Sheshit të Heronjve, ku do të bëjmë një ndalesë të shkurtër për fotografi.
Në vijim vazhdojmë drejt qendrës së qytetit, ku do të ndalemi pranë Parlamentit Hungarez, një nga monumentet më ikonike të Budapestit, për të shijuar pamjen dhe për të bërë fotografi.
Më pas vazhdojmë drejt Bazilikës së Shën Stefanit, një nga monumentet kryesore të qytetit.
Në vijim nisemi drejt Kodrës Gellért, ku ndodhet Citadela, një nga pikat panoramike më të bukura të Budapestit. Këtu do të kemi kohë për të shijuar pamjet mbi Danubin, Parlamentin, urat dhe qytetin e Budapestit, si dhe për fotografi.
Pas vizitës në Citadelë, nisemi direkt drejt Vjenës.
Në varësi të orarit të mbërritjes, do të kemi kohë të lirë për një shëtitje të parë në qendrën e Vjenës dhe në zonën e Stephansplatz.
Akomodimi në Vjenë.
Pas mëngjesit vazhdojmë vizitat në Vjenë.
Do të vizitojmë Pallatin Schönbrunn, ish-rezidenca verore e familjes perandorake Habsburg, së bashku me kopshtet e tij të bukura.
Më pas vazhdojmë drejt Belvedere Palace, një nga shembujt më të bukur të arkitekturës baroke në Vjenë.
Në vijim do të kemi kohë të lirë në qendrën historike të Vjenës në zonën e Hofburg dhe Katedrales së Shën Stefanit ku do te kemi mundesi për shëtitje, drekë dhe shopping.
Pasdite, nisemi drejt Bratislavës.
Pas mbërritjes në Bratislavë do të zhvillojmë një vizitë të shkurtër në Old Town, ku do të shëtisim në rrugicat historike dhe do të shohim Michael’s Gate, një nga simbolet e qytetit.
Më pas do të vazhdojmë drejt Bratislava Castle, ku do të kemi mundësi të shijojmë pamjen panoramike mbi qytet dhe lumin Danub.
Sistemimi dhe akomodimi në hotel. Mbrëmje e lirë në Bratislavë.
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit do të kemi një ndalesë të shkurtër në Blue Church – Kisha e Shën Elizabetës, një nga ndërtesat më karakteristike të Bratislavës në stilin Art Nouveau.
Pas vizitës, nisemi direkt drejt Aeroportit të Bratislavës për të kryer procedurat aeroportuale.
Në orën 14:00 nisemi me fluturim drejt Tiranës. Mbërritja në Aeroportin e Tiranës në orën 15:35.
Fundi i shërbimit tonë.
Në pagesë përfshihen
- Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
- Akomodimi në hotel 3* ose 4*
- Bileta e avionit vajtje – ardhje.
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm
- Mengjeset per ditet e qendrimit
Në pagesë nuk përfshihen
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Gjithcka e papërmendur me sipër.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
- City Tax sipas tarifave të hotelit përkatës
Politikat E Fëmijëve:
- Fëmijët 0–1.99 Vjeç: Paguajnë 130€ Total
- Fëmijët 2–9.99 Vjeç: Paguajnë 40€ Më Pak Se Çmimi I Të Rriturit
Fëmijët 10+ Vjeç: Paguajnë Si Të Rriturit.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
459 €















