Pekin & Shanghai
KUJDES: Çmimi mund të ndryshojnë. Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.
Çmimi është I ndryshëm në data të ndryshme.
Itinerari
Fluturimi Tiranë – Shanghai nëpërmjet Zyrihut. Nisja nga Tirana në orën 09.45, Mbrritja në Zyrih në orën 11.50. Nisja nga Zyrihu në orën 13.50.
Mbrritja në Shanghai në orën 07.35. Pritja në Aeroportin e Shanghait. Nisja për në Hangzhou, ku vizitohet qyteti dhe Liqeni Perëndimor, West Lake. Lundrim me Kroçiere në liqen. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Shanghai, ku vizitohet qyteti: Kulla Perla Orientale e Radios dhe televizionit dhe lundrohet me Kroçiere në lumin Huangpu. Darkë Speciale në një Restorant Kinez. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi ne Hotel. Transfertë me Autobus për në Stacionin e Trenit dhe Udhëtimi me Tren Ekspres për në Pekin. Udhëtimi zgjat rreth 6 orë. Transferta në Hotel në Pekin. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi ne hotel. Vizitë në Sheshin Tien’anmen, në Qytetin e Ndaluar Gu Gong dhe Pallati Veror, Yi He Yung. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi ne hotel. Nisja për të vizituar Murin e Madh Kinez në Mutianyu. Vizitë dhe ngjitje me Cable Car në Murin e Famshëm. Kthimi në Hotel. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Stadiumin Kombëtar Birds Nest dhe Qendrën Ujore Kombëtare në Parkun Olimpik. Kthimi në Hotel. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Pekinit. Nisja nga Pekini në orën 13.25. Mbrritja në Mynih në orën 19.15. Nisja nga Mynihu në orën 21.40, Mbrritja në Tiranë në orën 23.25.
Në pagesë përfshihen
- Bileta e avionit vajtje – ardhje Tiranë – Shanghai dhe Pekin – Tiranë.
- Bagazhe te plota.
- Akomodimi në hotele.
- Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
- Shëtitjet me autobus (sipas programit)
- Shoqërues dhe guidë shqiptare dhe Guidë Kineze për të gjithë ditët e qëndrimit
- Hyrjet sipas programit në Monumentet në Pekin: Muri i Madh, Cable Car, Qyteti Ndaluar, Pallati Veror, Në Hangzhou: Lundrimi me Kroçiere në Liqenin Perëndimor dhe Shanghai: Lundirmi me Kroçiere ne Lumin Huangpu dhe Kulla e Radios dhe TV.
- Biletat e trenit ekspres
- Darkë në një Restorant Kinez.
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Programet Opsionale.
- Bakshishet për Shoferin e autobusit dhe Guidën.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
1699 €















