SKU: N/A Kategori:

Beograd 3 Ditë

DestinacioniBeograd
Dite
Kohëzgjatja3 Ditë
Avion
TransportiAutobus
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

► Nëntor: 21-23, 28-30 – Hotel 3* Ose 4* – €149/Personi BB

BB (Mëngjes)

Itinerari

► Nisja Nga Durrësi Në Orën 03:10 (Kosto Extra 5 Euro/Personi).
► Nisja Nga Tirana Në Orën 04:00.

Vazhdojmë Udhëtimin Në Drejtim Të Kosovës, Me Ndalesa Të Shkurtra Gjatë Rrugës.
Mbërritja Në Beograd Pasdite Vonë. Akomodimi Në Hotel.
Shëtitje E Lirë Për Vizita, Sipas Sugjerimeve Të Guidës Shoqëruese.

Mëngjesi në Hotel. Vizitë në monumentet kryesore te qytetit si kisha e Shën Savës, Biblioteka Kombëtare, shëtitje në bulevardin kryesor “Kneza Millosha”, Parku i Pioniereve, Parlamenti i Serbisë, Bashkia e qytetit te Beogradit, ura Branko edhe ura e re e qytetit Ada, Parku Kalemegdan ku gjenden rrenojat romake te qytetit antik, Statuja e Fitores, Rruga kryesore tregtare e Beogradit Kneza Mihaila. Do të shkojmë ne Novi Beograd për të vizituar parkun e Miqësisë, USCE, zyrat e Komitetit Qëndror të partisë Komuniste edhe “Bllokun” e Novi Beograd. Në vazhdim pas do shkojmë tek rruga e Shkodranëve “Skadarska Ulica”, ku do të qëndrojmë për drekë tek restorantet që gjendet aty.
Pas përfudnimit të vizitave do të drejtohemi në qendrën tregtare USCE ku do të kemi kohë të lirë shopping për rreth 2 orë.

**Opsioniale- Në mbrëmje lundrojmë me anije për rreth 1 orë në lumin Danub, ku nën atmosferën festive shijojmë pamjen që ofron qyteti i ndricuar gjatë natës.

Mëngjesi në Hotel.
Pas mengjesit nisemi për në Shqiperi, nepermjet lugines se Preshevës, aty ku gjendet minoriteti Shqiptar në Serbi.
Ndalesa per pushime gjate rruges dhe mberritja ne Tirane ne mbremje vone.

Në pagesë përfshihen

  • Mëngjesi
  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Transporti me automjet komod

Në pagesë nuk përfshihen

  • Darka
  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Hyrja në monumente dhe muzeume.
  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Taksa lokale 2 euro për person/natë
  • Dreka
  • Lundrimi me anije 10 euro ( e detyrueshme )

Politikat E Fëmijëve

• 0-2,99 Vjeç Janë Falas.
• 3-6,99 Vjeç, Nëse Akomodohen Në Dhomë Me 2 Të Rritur, Përfitojnë 35% Ulje.
• Mbi 7 Vjeç Paguajnë Si Të Rritur.
• Nëse Fëmija Nuk I Ka Mbushur 18 Vjeç Dhe Udhëton Me Njërin Ose Asnjërin Nga Prindërit, Nevojitet Patjetër Prokurë E Noterizuar.

Shënime Të Rëndësishme

► Rezervimi I Vendeve Të Para Në Autobus: Vendet E Para Kanë Një Kosto Extra Prej 15 Euro/Person, Vendet E Dyta 10 Euro/Person, Vendet E Treta 10 Euro/Person Dhe Vendet E Katërta 5 Euro/Person. Pjesa Tjetër E Vendeve Të Autobusit Nuk Mund Të Rezervohet Paraprakisht Dhe Mund Të Zgjidhet Vetëm Në Momentin E Nisjes. Vendet E Rezervuara Mbeten Të Njëjta Gjatë Gjithë Udhëtimit, Vajtje-Ardhje.

► Akomodimi Në Dhomë Tekë (Single) Ka Pagesë Extra +75%.
► Nëse Krevati Nuk Do Të Jetë Dopio, Do Të Jenë Dy Krevate Tekë Të Bashkuar.
► Për Realizimin E Këtij Udhëtimi, Numri Minimal I Pjesëmarrësve Është 30.
► Në Rast Anulimi Të Udhëtimit, Klienti Njoftohet 3 Ditë Para Nisjes.
► Për Rezervim Nevojitet 50% E Pagesës Si Parapagim, Ndërsa Pjesa Tjetër Duhet Të Paguhet 7 Ditë Para Nisjes.
► Pagesa E Kryer Është E Pakthyeshme Në Rast Anulimi Nga Ana E Klientit.
► Agjencia Nuk Mban Përgjegjësi Për Kushtet Atmosferike.
► Agjencia Nuk Mban Përgjegjësi Për Defekte Të Automjetit Deri Në 2 Orë E 59 Minuta. Pas Kësaj Kohe, Nëse Automjeti Nuk Riparohet Ose Nuk Zëvendësohet, Agjencia Rimburson 35% Të Çmimit Të Paketës.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

149 €

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Beograd 3 Ditë

149 €

In stock