Bogë,Pejë & Ujëvara e Drinit, 2 ditë
Datat e udhëtimit:
►Janar: 24-25, 31-01 Shkurt
►Shkurt: 07-08, 14-15, 21-22, 28-01 Mars
Hotel Karagaq 4* BB €45/person
Hotel Cardak 3* BB €49/person (në qendër Pejë)
Hotel Dukagjini 5* BB €69/person (në qendër Pejë)
BB – me mëngjes
Itinerari
► Nisja nga Tirana ne oren 06:00 .
► Nisja nga Durresi ne oren 05:15 .(Pagese extra 5 euro/personi)
►(Per realizimin e transfertave nga Durresi duhet minimalisht 9 persona pjesemarres NGA TOTAL AUTOBUSI )
Vazhdimi i udhëtimit drejt pikës së doganes në Morinë me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Nisemi ne drejtim te Pejes, për të vizituar Shpellën e Radacit dhe Ujëvarën e Drinit të Bardhë.Pas vizitave do kemi kohë të lirë për të konsumuar edhe drekën . Me pas kryejme akomodimin tek hotelet perkatese. Qëndrim i lirë për të shfrytëzuar sherbimet trajtuese te hotelit si pishina dimërore, jacuzzi, sauna dhe palestër per hotelin qe e disponon. Opsionale shëtitje në qytetin e Pejës për të vizituar Pazarin e Vjetër, Mullirin e Haxhi Zekës, Parkun e Paqes, etj.
Pas mëngjesit në hotel nisemi në drejtim te zones se Rugoves dhe fshatit turistik te Boges. Qendrim i lire per te shijuar kafen e mengjesit ne natyren e bardhe te Boges apo edhe per te shfrytezuar pisten e skive deri pasdreke. Mund te merrni asistence dhe sugjerime nga shoqeruesi yne per perdorimin e skive. Vazhdimi i udhetimit drejt Prizrenit. Vizite dhe konsumimi i drekes ne Prizren.Kthimi ne Tirane pasdite me ndalesa per kafe gjate rruges . Mberritje ne Tirane ne mbremje.
Fundi i sherbimit tone.
Në pagesë përfshihen
- Mëngjesi
- Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
- Transporti me automjet komod
- Akomodimi sipas hoteleve përkatëse
- Perdorimi i pishinës dimërore për hotel Dukagjini
Në pagesë nuk përfshihen
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Pajisjet e skive
- Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
- Bileta e teleferikut
Politikat e fëmijëve:
Në rastin kur një fëmijë akomodohet në një dhomë me 2 të rritur aplikohet ulja si më poshtë:
0-2,99 vjeç pa pagesë
3-5,99 vjeç, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton 50% zbritje
Mbi 6 vjeç paguan si i rritur
► Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar
► Për rezervim nevojitet 30% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 5 ditë para nisjes
► Pagesa e bërë është e pakthyeshme
► Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
► Në rast anulimi të udhëtimit, klienti njoftohet 1-3 ditë para
► Agjencia nuk mban përgjegjësi për kushtet atmosferike, hapjen e teleferikut nga operatorët lokale dhe zhvillimin e sporteve dimërore
► Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme si mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
► Nëse nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar
► Të dhënat e nisjes dërgohen minimalisht një ditë para udhëtimit me mesazh në numrin tuaj të kontaktit (sigurohuni që numri juaj të jetë i vendosur saktë gjatë momentit të rezervimit)
► Rezervimi i vendeve të para në autobus ka një kosto ekstra 15 euro/person, vendet e dyta kanë kosto 10 euro/person, vendet e treta kanë kosto 5 euro/person, ndërsa pjesa tjetër e vendeve të autobusit nuk mund të rezervohen dhe mund të merren vetëm në momentin e nisjes
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
45 €














