Dubrovnik 3 Ditë
Dubrovnik – Cavtat – Tivat – Budva
Datat e Udhetimeve:
► Pashkët Ortodokse: 11-13 Prill
Hotel 3* – €125 HB/Personi (Mëngjes + Darkë)
► Prill: 17-19, 24-26
Hotel Villas Plat 3* – €129 HB/Personi (Mëngjes + Darkë)
*HB – Mëngjes + Darkë
Itinerari
► Nisja nga Tirana në orën 06:00.
► Nisja nga Durresi ne oren 5:15. (Pagesë extra 5 euro/personi)
Pas kalimit të pikës doganore Murriqan, ndalesë për të konsumuar mëngjesin.
I drejtohemi më pas Ishullit të Shën Stefanit ku do të kryejmë një ndalesë të shkurtër panoramike. Vizita e rradhës do të jetë qyteti i Cavtat. Qyteti ka një histori të lashtë që daton që nga koha romake (i njohur dikur si Epidaurum) dhe sot ofron një kombinim të qetësisë mesdhetare, arkitekturës tradicionale dhe natyrës së gjelbër me palma e pisha. Kohe e lire për të konsumuar drekën në Cavtat (individuale). Nisemi drejt Dubrovnikut ku do të kryejmë dhe akomodimin në hotel. Pasdite e lire pranë ambienteve te hotelit ku mund te shfrytezojmë facilitetet e hotelit. Darka ne hotel.
Pas mengjesit ne hotel nisemi drejt qytetit te vjeter te DUBROVNIKUT.Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut. Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Vizita perfshin: Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujembledhesin Onofrio, Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit. Pas vizites se qytetit te Dubrovnikut kthehemi ne hotel. Darka dhe Akomodimi ne hotel.
Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit ne hotel nisemi drejt Tivat i cili eshte nje nder qytetet bregdetare me terheqes, vazhdojme drejt Porto Montenegro, një nga vendet më luksoze të Malit të Zi. Me pas i drejtohemi qytetit te Budves, vizitojme qytetin e vjeter te Budvas dhe kohe e lire. Me pas nisemi per ne Muriqan per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirit Shqiptar. Mberritja ne Tirane ne mbremje rreth ores 20:00.
Fundi i sherbimit tone!
Në pagesë përfshihen
- Transporti me automjet komod
- Mëngjesi dhe darka
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Akomodim në hotel
Në pagesë nuk përfshihen
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Biletat e hyrjes nëpër muze
- Taksa e Kotorrit 2.5 EUR/person – e detyrueshme
- Taksa Lokale ( 2 Euro / Personi ne nate )
- Shëtitja me anije në Kotor 7 Euro/person
- Taksa lokale: Hotel Lapad 2.65 euro/person në natë
Politikat E Fëmijëve:
Në Rastin Kur Një Fëmijë Akomodohet Në Një Dhomë Me 2 Të Rritur Aplikohet Ulja Si Më Poshtë:
• 0-2.99 Vjeç Falas
• 3-8.99 Vjeç 35% Zbritje
• Mbi 12 Vjeç Pagujnë Si Të Rritur
Shënim
► Akomodimi Në Dhomë Tekë (Single) Ka Pagesë Extra 75%.
► Nëse Krevati Nuk Do Të Jetë Dopjo, Do Të Jenë Dy Krevat Tekë Të Bashkuar, Dhe Anasjelltas.
► Për Rezervim Nevojitet Pagesë E Plotë.
► Pagesa E Bërë Është E Pakthyeshme.
► Për Realizimin E Këtij Udhëtimi Numri Minimal I Pjesëmarrësve Është 20 (Njëzet).
► Në Rast Anullimi Të Udhëtimit Klienti Njoftohet 1-2 Ditë Para.
► Agjensia Nuk Mban Përgjegjësi Për Personat E Kthyër Nga Policia Për Arsye Të Ndryshme Siç Janë Mungesë Dokumentacioni, Espuls, Etj.
► Nëse Nuk I Ka Mbushur 18 Vjeç, Dhe Udhëton Me Njërin Ose Asnjërin Nga Prindërit, I Duhet Patjetër Prokurë E Noterizuar.
► Agjensia Nuk Mban Përgjegjësi Për Prishje Të Automjetit Deri Në 2h 59min, Pas Kësaj Ore, Nëse Automjeti Nuk Rregullohet Apo Nuk Zëvendësohet Agjensia Ju Rimburson 35% Të Çmimit Të Paketës.
► Çmimet E Muzeumeve, Ekskursioneve Dhe Çdo Aktivitet Tjetër Lokal Mund Të Ndryshojnë Dhe Janë Përgjegjësi E Vetë Operatorëve Lokale Që Mundësojnë Këto Shitje. Për Çdo Ndryshim Në Lidhje Me Këto Aktivite, Klienti Lajmërohet Përpara Kryerjes Së Shërbimit.
► Rezervimi I Vendëve Të Para Në Autobus, Ka Një Kosto Ekstra 15 Euro/Person, Vendët E Dyta Kanë Kosto 10 Euro/Person, Vendët E Treta Kanë Kosto 7 Euro/Person, Vendët E Katërta Kanë Kosto 5 Euro/Person, Ndërsa Pjesa Tjetër E Vendëve Të Autobusit Nuk Mund Të Rezervohen Dhe Mund Të Merren Vetëm Në Momentin E Nisjes.
► Të Dhënat E Nisjes Dërgohen Minimalisht Një Ditë Përpara Udhëtimit Me Mesazh Në Numrin Tuaj Të Kontaktit. (Sigurohuni Që Numri Juaj Të Jetë I Vendosur Saktë Gjatë Momentit Të Rezervimit)
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
Price range: 125 € through 129 €

















