Perlat e Evropës Lindore & Qendrore
Vizitohen : Sofje, Bukuresht, Kishinau, Brashov, Timishoara, Budapest, Bratislave, Vjene, Ljubljane, Zagreb, Dubrovnik
Datat E Udhëtimit:
►Mars: 20-27
Hotel 3 Ose 4 – €579
Itinerari
Nisja nga Tirana nje dite me pare ne oren 22:00. Vazhdojme udhetimin drejt qytetit te Bukureshtit duke kaluar nepermjet Maqedonise dhe Bullgarise me ndalesa te shkurtra per pushim apo vizita. Mberritja ne Bukuresht ne mbremje. Akomodimi ne hotel.
Mëngjesi në hotel.
Vizite panoramike e Bukureshtit.
-Vizite ne qender te qytetit te Bukureshtit ku vizitohen: Harku i Triumfit, Muzeumi Village, Sheshi Victoriei, Sheshi Revolucionit, dhe Ndertesa e Parlamentit.
-Vizite ne qytetin e vjeter te Bukureshtit; Oborri dhe Kisha Princely. Vizite dhe ne Memorialin e Rillindjes i cili eshte ndertuar ne perkujtim te viktimave ne betejat e Revolucionit Rumun të vitit 1989 që përmbysi komunizmin.
-Shetitje tek Pedonalja e famshme Lipscani e mbushur me bare dhe restorantet me te populluara te Bukureshtit, Kohe e lire per te konsumuar dreke.
-Pasdite, vizite tek Piata Uniri me shatervanet. Nisemi drejt Moldavise pas dreke.
-Mberritja ne Kishinau. Akomodimi ne hotel.
Mëngjesi në hotel. Vazhdojme eksplorimin e qytetit të Kishinau, i cili konsiderohet një nga kryeqytetet më të gjelbërta në Europë, me mbi 20 parqe të mëdha. Qyteti njihet gjithashtu si qyteti i rrushit dhe i verës, dhe gjatë ditës do të keni mundësi të provoni shumëllojshmëri verërash tradicionale moldave.
Vazhdojmë me shëtitjen në Bulevardin Stefan cel Mare, arteria kryesore e qytetit, pasuar nga vizita tek Harku i Triumfit dhe Katedralja e Lindjes së Zotit.
Pas vizites ne kryeqytetin e Moldavise, nisemi drejt qytetit te Brashov ne Rumani.
Mëngjesi në hotel.
Nisim ditën drejt qytetit të Brașov-it, i njohur ndryshe si qyteti që “jeton” nën hijen e Drakulës. Qyteti ndodhet vetëm 25 km larg Kështjellës së Bran-it, e njohur gjerësisht si “Kështjella e Drakulës”.
Pas akomodimit, fillojmë vizitat në disa nga atraksionet më të rëndësishme të qytetit:
Shatërvani Sekret , Rruga e Hirit të Shën Marisë( një rrugicë e ngushtë dhe karakteristike mes ndërtesave të vjetra) si dhe do te vizitojme Kishen E zeze e cila e ka marrë këtë emër pasi muret e saj u nxinë nga një zjarr i madh në shekullin XVII. Qëndrim i lirë nën sugjerimin e guidës për shëtitje në qendrën historike ose kafe në sheshin kryesor.
-Qëndrim i lirë nën sugjerimin e guidës për shëtitje, kafe ose pazar në qendrën historike.
-Pasdite nisemi drejt Timișoara.
-Akomodimi ne hotel ne mbremje.
Mëngjesi në hotel.
Nisim ditën me vizitën në Timișoara-n, e njohur ndryshe si “Vjena e Vogël” e Rumanisë, falë shesheve elegante dhe arkitekturës që i ngjan asaj vjeneze.
Ne Timishoar do te vizitoni Sheshin e Bashkise, Sheshin Unirii i cili eshte dhe sheshi me i bukur i Timishoares, perla e qytetit. Gjithashtu do te keni mundesine te shikoni nderthurjen e nje miks kulturash : rumunë, hungarezë, serbë, gjermanë, hebrenj.
-Nisemi drejt qyetetit te Budapestit ku do te vizitojme disa nga pikat me kryesore te qytetit.
-Nisja drejt Sllovakise pas vizitave ne Timisoara dhe Budapest.
-Mberritja dhe akomodimi ne mbremje ne Bratislave.
Mëngjesi në hotel.
Pas mengjesit vazhdojme shetitjen ne kryeqytetin e Sllovakisë, i vendosur buzë lumit Danub. Është i vetmi kryeqytet në botë që kufizohet me dy shtete, dhe dikur ka qenë kryeqyteti i Hungarisë. Fillojmë turin e vizitave me atraksionet më të rëndësishme të qytetit:Kalaja e Bratislavës ,Qyteti i Vjetër ,Katedralja e Shën Martinit, Ura UFO, Shtëpia e Blu , Skulpturat qesharake të Bratislavës , Pallati Presidencial.
– Me pas nisemi drejt Vjenes ku do te vizitojme disa nga pikat me kryesore te qytetit.
-Pasdite nisja drejt Ljubjanes.
-Mberritja dhe akomodimi ne mbremje ne Ljubljane.
Mëngjesi në hotel.
Vazhdojme me vizitën në Ljubljanë, e njohur si Qyteti i Dragoit dhe i Gjelbërimit, falë legjendave, kulturës dhe natyrës që e karakterizojnë.
Fillojmë turin me atraksionet më të rëndësishme të qytetit:
Kalane e Ljubjanes , Uren e Dragoit e cila eshte dhe ura me e famshme e qytetit, e dekoruar me statuja dragojsh, Uren e Trefishte, Tregun qendror & Katedralen e Shën Nikollës
Në vijim do të shijoni shëtitjen përgjatë lumit magjik të Ljubljanës, ku lundrimi me varkë është një ndër aktivitetet më romantike dhe më të preferuara nga turistët.
Nisemi ne drejtim te Zagrebit ku do te bejme nje vizite te qytetit dhe me pas nisja drejt qytetit te Dubrovnik.
-Mberritja dhe akomodimi ne Dubrovnik ne mbremje.
Pas mengjesit nisim shetitjen ne Dubrovnik , I cili eshte ndryshe “Perla e Adriatikut”. Dubrovniku është një nga qytetet më të famshme bregdetare të Kroacisë, e njohur për muraturat e saj mbresëlënëse, rruget me kalldrem dhe detin blu të Adriatikut. Vizita perfshin: Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujembledhesin Onofrio, Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit, Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Kullen e Mincetes.
Dhe për ju që jeni adhurues të filmave dhe serive, Dubrovniku do t’ju duket i njohur pasi shërbeu si vendfilmim për “Game of Thrones”.
-Nisja drejt Tiranes pasdreke.
-Mberritja ne Tirane ne mbremje.
Në pagesë përfshihen
- Mëngjesi
- Transporti sipas programit
- Akomodimi në hotel 3* ose 4*
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
Në pagesë nuk përfshihen
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
- Dreka dhe darka
- Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese
Politikat E Fëmijëve:
• 0-2.99 Vjec – Falas
• 3-7.99 Vjec – Perfiton 30% Zbritje
• Mbi 8 Vjec Pagese E Plote
► Cmimet E Muzeumeve, Ekskursioneve Dhe Cdo Aktivitet Tjeter Lokal Mund Te Ndryshojne Dhe Jane Pergjegjesi E Vete Operatoreve Lokale Qe Mundesojne Keto Shitje. Per Cdo Ndryshim Ne Lidhje Me Keto Aktivitate, Klienti Lajmerohet Perpara Kryerjes Se Sherbimit.
► Rezervimi I Vendeve Te Para Ne Autobus, Ka Nje Kosto Ekstra 15 Euro/Person, Vendet E Dyta Kane Kosto 10 Euro/Person, Vendet E Treta Kane Kosto 10 Euro/Person, Vendet E Katerte 5 Euro, Vendet E Pesta 5 Euro. Ndërsa Pjesa Tjeter E Vendeve Te Autobusit Nuk Mund Te Rezervohen Dhe Mund Te Merren Vetem Ne Momentin E Nisjes.
► Te Dhenat E Nisjes Dergohen Minimalisht Nje Dite Perpara Udhetimit Me Mesazh Ne Numrin Tuaj Te Kontaktit. (Sigurohuni Qe Numri Juaj Te Jete I Vendosur Sakte Gjate Momentit Te Rezervimit)
► Akomodimi Ne Dhome Teke (Single) Ka Pagese Extra 75% Nga Cmimi Fillestar I Paketës.
► Nese Krevati Nuk Do Te Jete Dopjo, Do Te Jene Dy Krevat Teke Te Bashkuar.
► Per Rezervim Nevojitet 50% E Pageses Parapagim Dhe Pjesa Tjeter 5 Dite Para Nisjes.
► Ne Rast Anullimi Te Udhetimit Klienti Njoftohet 3 Dite Para.
► Per Realizimin E Ketij Udhetimi Numri Minimal I Pjesmarresve Eshtë 35.
► Pagesa E Bere Eshtë E Pakthyeshme.
► Agjencia Nuk Mban Pergjegjesi Per Mbërritjen Ne Destinacion Apo Ndryshimin E Programit Ne Varesi Te Kushteve Atmosferike Apo Forca Te Ndryshme Madhore.
► Agjencia Nuk Mban Pergjegjesi Per Personat E Kthyër Nga Policia Per Arsye Te Ndryshme Sic Jane Mungese Dokumentacioni, Espuls, Etj.
► Nese Nuk I Ka Mbushur 18 Vjec, Dhe Udheton Me Njerin Ose Asnjërin Nga Prinderit, I Duhet Patjeter Prokure E Noterizuar.
► Agjencia Nuk Mban Pergjegjesi Per Prishje Te Automjetit Deri Ne 2h 59min, Pas Kësaj Ore, Nese Automjeti Nuk Rregullohet Apo Nuk Zevendesohët Agjencia Ju Rimburson 35% Te Cmimit Te Paketës.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
579 €





















