SKU: N/A Kategori: Etiketë:

Venecia, 2 Ditë

DestinacioniItali
Dite
Kohëzgjatja2 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

►28-29 Nëntor €209/person

Vizitohet: Venecia, Murano, Burano

Fluturimet:
Tirana – Venice Treviso
06:55 – 08:35

Venice Treviso – Tirana
18:50 – 20:20

Itinerari

Nisja nga Tirana në orën 06:55. Mbërritja në Aeroportin e Trevisos në orën 08:35 dhe transferimi drejt Venecias.

Pas mbërritjes në Venecia, nisja me anije për vizitën e ishujve Murano dhe Burano. (PAGESE EXTRA)
Në Murano do të kemi kohë për shëtitje dhe njohjen me traditën e famshme të qelqit venecian, ndërsa në Burano do të shijojmë shtëpitë shumëngjyrëshe dhe rrugicat karakteristike të ishullit.Pas kthimit në Venecia, shëtitje në zonën e San Marco, ku do të vizitojmë Piazza San Marco, Basilica di San Marco, Palazzo Ducale dhe Riva degli Schiavoni.

Në mbrëmje, akomodimi në hotel dhe kohë e lirë.

Mëngjesi në hotel.

Dita e dytë do t’i kushtohet vizitës së Venecias. Shëtitje nga Ponte di Rialto dhe Grand Canal, duke vazhduar nëpër qendrën historike të qytetit dhe rrugicat karakteristike veneciane. Vizitë në Piazza San Marco, Basilica di San Marco dhe zonën përreth.
Kohë e lirë për drekë dhe shopping në Venecia.
Në orët e pasdites, nisja drejt një qëndre tregtare, ku do të kemi kohë të lirë për shopping dhe kafe.

Pas përfundimit të shopping-ut, nisja drejt Aeroportit të Trevisos për fluturimin e kthimit.
Fundi i shërbimit tonë!

Në pagesë përfshihen

  • Mëngjesi
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Akomodim në hotel
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm

Në pagesë nuk përfshihen

  • Siguracioni I Shëndetit Në Udhëtim
  • Gjithçka E Papërmendur Më Sipër
  • Bileta E Anijes

Politikat E Fëmijëve:

Fëmijët 0–1.99 Vjeç: Paguajnë 130€ Total
Fëmijët 2–9.99 Vjeç: Paguajnë 40€ Më Pak Se Çmimi I Të Rriturit
Fëmijët 10+ Vjeç: Paguajnë Si Të Rriturit.

Politikat E Udhëtimit:

Programi I Udhëtimit Mund Të Ndryshojë Në Përputhje Me Rrethanat Në Vijim:
• Nëse Kompania Ajrore Ndryshon Oraret E Nisjes Dhe Mbërritjes.
• Nëse Oraret E Vizitave Opsionale Kanë Disponueshmëri Të Ndryshme Nga Ato Të Parashikuara.
• Nëse Ka Vonesa Për Shkak Të Trafikut Ose Qëndrimeve Të Zgjatura Gjatë Ndalesave Të Planifikuara. Shoferi I Autobusit Ka Një Orar Pune Me Ligj Dhe Ndalesa Të Detyrueshme.

Në Çdo Rast, Programi Do Të Zbatohet, Duke Bërë Korrigjimet Dhe Spostimet E Nevojshme.

  • Nëse Krevati Nuk Do Të Jetë Dopjo, Do Të Jenë Dy Krevatë Tekë Të Bashkuar.
  • Akomodimi Në Dhomë Single Ka Pagesë Extra Në Varësi Të Hoteleve Ku Qëndrohet.
  • Për Rezervim Nevojitet 50% E Pagesës Parapagim Dhe Pjesa Tjetër 10 Ditë Para Nisjes.
  • Pagesa E Bërë Është E Pakthyeshme.
  • Agjencia Nuk Mban Përgjegjësi Për Mbërritjen Në Destinacion Apo Ndryshimin E Programit Në Varësi Të Kushteve Atmosferike Apo Forcave Të Ndryshme Madhore.
  • Agjencia Nuk Mban Përgjegjësi Për Personat E Kthyer Nga Policia Për Arsye Të Ndryshme, Siç Janë: Mungesë Dokumentacioni, Espuls, Etj.
  • Nëse Personi Që Udhëton Me Grupin Nuk I Ka Mbushur 18 Vjeç Dhe Udhëton Me Njërin Ose Asnjërin Nga Prindërit, I Duhet Patjetër Prokurë E Noterizuar (Dy Kopje).
  • Pasaporta Duhet Të Ketë Minimalisht 6 Muaj Vlefshmëri Në Momentin Që Ktheheni Nga Udhëtimi.
  • Për Çdo Ndryshim Në Lidhje Me Oraret E Fluturimit Që Mund Të Kryhen Nga Kompania Ajrore, Ju Do Të Njoftoheni Në Kohë Reale.
  • Përzgjedhja E Vendeve Në Avion Është Rastësore Në Momentin E Check-In-It Online. (Për Vende Specifike Ka Kosto Ekstra Në Varësi Të Fluturimit).

► Çmimet Dhe Disponueshmëria E Muzeumeve, Ekskursioneve Dhe Çdo Aktiviteti Tjetër Lokal Mund Të Ndryshojnë Dhe Janë Përgjegjësi E Vetë Operatorëve Lokalë Që Mundësojnë Këto Shitje. Për Çdo Ndryshim Në Lidhje Me Këto Aktivitete, Klienti Lajmërohet Përpara Kryerjes Së Shërbimit.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

209 €

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Venecia, 2 Ditë

209 €

In stock