SKU: N/A Kategori:

Selanik & Meteora

DestinacioniGreqi
Dite
Kohëzgjatja3 Ditë
Avion
TransportiAutobus
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Ujërat e Edessës, Selanik, Kallabaka, Meteora

Datat e udhëtimit:
Shtator:19-21, 26-28
Tetor: 3-5, 10-12, 17-19, 24-26

Hotel 3* ose 4* në Selanik me mëngjes
Hotel 3* ose 4* në Meteora me mëngjes

Itinerari

– Nisja nga Tirana në orën 04:00
– Nisja nga Elbasani në orën 04:30

Ndalese te shkurter per konsumimin e mengjesit. Nisja per ne doganen e Kapshtices, kryejme procedurat doganore dhe vazhdojme drejt qytezes Edesa, ku do te vizitojme Ujevaren Edesa e cila shtrihet ne nje siperfaqe prej 1.1 kilometrash dhe ka nje lartesi renie prej 70 metrash e cila formon nje park natyror te gjelbert i cili ofron ambjente clodhese edhe mundesi ku mund te konsumojme dreken.
Qendrimi ne Edessa rreth 2 ore. Pas vizites ne ujevare nisemi drejt Selanikut ku do te kryejme akomodimin ne hotel. Pergjate mbremjes do te dalim ne qender te qytetit te Selanikut ku nen sygjerimin e guides mund te merrni pjese ne nje darke nga tavernat qe ndodhen ne zonen Ladadika.

Pas konsumimit te mengjesit, vazhdojme me shetitje ne qender te qytetit per te vizituar atraksionet kryesore te Selanikut si: Sheshi Aristotelus, Forumi Romak qe ne shekullin e dyte pas Krishtit, dhe Kulla e Bardhë. Kohe e lire per kafe pas turit te qytetit 45 minuta dhe me pas do te vazhdojme udhetimin drejt Kallabakes ku do te akomodohemi per naten e dyte te qendrimit ne Greqi. Mbremje e lire si edhe mund te kerkoni edhe sygjerimin e guides per konsumin e darkes.

Mengjesi në hotel. Vizitë panoramike e disa prej manastireve më të famshëm të Meteorës, zonës më të bukur në Greqi e cila shquhet për bukurinë e saj natyrore dhe eshte pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO. Konsumimi i drekes në Meteora, me pas vazhdojme udhetimin tone drejt pikes kufitare ne Kakavije. Kemi nje ndalese te shkurter per pak pushim gjate rruges dhe me pas vazhdojme udhetimin tone drejt Durresit dhe Tiranes, mberitja ne mbremje.

Në pagesë përfshihen

  • Transporti sipas programit
  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit

Në pagesë nuk përfshihen

  • Hyrja në monumente dhe muzeume.
  • Dreka dhe darka.
  • Taksa lokale hotel 3* €5 dhoma/natë
  • Taksa lokale hotel 4* €10 dhoma/natë

Politikat e fëmijëve:

0-2.99 vjeç falas
3-6.99 vjeç 50% zbritje
Mbi 7 vjeç paguajnë si të rritur

Shënim:
► Akomodimi në dhomë të vetme (single) ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20.
► Në rast anulimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
► Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndërsa pagesën e plotë deri 7 ditë para nisjes.
► Në rast anulimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme.
► Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme si mungesë dokumentacioni, expuls, etj.
► Nëse nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.
► Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokalë që mundësojnë këto shitje. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet para kryerjes së shërbimit.
► Rezervimi i vendeve të para në autobus ka një kosto ekstra 15 euro/person, vendet e dyta 10 euro/person, ndërsa pjesa tjetër e vendeve të autobusit nuk mund të rezervohen dhe mund të merren vetëm në momentin e nisjes.
► Të dhënat e nisjes dërgohen minimalisht një ditë përpara udhëtimit me mesazh në numrin tuaj të kontaktit. (Sigurohuni që numri juaj të jetë i vendosur saktë gjatë momentit të rezervimit).

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

129 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për person.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Selanik & Meteora

129 

In stock