SKU: N/A Kategori:

Abu Dhabi & Dubai 5 ditë

DestinacioniDubai
Dite
Kohëzgjatja5 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Zbuloni Magjinë e Abu Dhabit dhe Dubait!
Përjetoni një udhëtim të paharrueshëm në dy nga destinacionet më magjepsëse të Emirateve të Bashkuara Arabe. Nga shkëlqimi modern i Dubait te bukuria kulturore e Abu Dhabit, një  eksperienc unike, udhëtime të organizuara dhe kujtime që zgjasin përjetësisht. Rezervoni tani dhe zbuloni luksin, historinë dhe aventurën në zemër të Lindjes së Mesme!

Itinerari

Paraqitja në check-in 2 orë para nisjes. Fluturimi direkt Tiranë – Abu Dhabi (Wizz Air).

  • Nisja nga Tirana: ora 12:55
  • Mbërritja në Abu Dhabi: ora 20:50

Transferta me autobus nga aeroporti në hotel. Sistemimi dhe fjetja në hotel.

  • Mëngjesi në hotel
  • Vizitë në Abu Dhabi me autobus, duke përfshirë:
    • Xhamia e Sheikut Zayed
    • Poli Flamurit
    • Fshati Heritage
    • Ishulli Yas (pista e garave Formula 1, Parku Ferrari, etj.)
  • Transferimi në Dubai
  • Opsionale: Biletë hyrjeje për në Dubai Frame, ku mund të eksploroni historinë, të tashmen dhe të ardhmen e Dubait me një panoramë të mrekullueshme.
  • Sistemimi dhe fjetja në hotel.
Mëngjesi në hotel
Vizitë panoramike në Dubai, duke përfshirë:
  • Pallati i Sheikut të Dubait, Mohammed Al-Maktum
  • Lagjja më e vjetër, Al Bastakiya
  • Hoteli me 7 yje Burj Al Arab
  • Qendra Madinat Jumeirah
  • Palma e Jumeiras
  • Sheikh Zayed Road
  • Qendra Mall of Emirates (me mundësinë për ski në dëborë artificiale)
  • Lagjja më luksoze Dubai Marina, ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait
  • Kompleksi Downtown Dubai, duke përfshirë:
    • Kullën më të lartë në botë Burj Khalifa
    • Qendrën tregtare më të madhe në botë Dubai Mall
    • Shatërvanin Kërcimtar, një nga shfaqjet më të bukura të qytetit
  • Opsionale:
    • Xhiro në perëndim – 2 orë me pije jo alkoolike me Anije Catamaran në Dubai Marina, duke shijuar pamjet e qiellgërvishtëseve dhe Palm Jumeirah.
    • Darkë me pamje nga Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai – një set menu me 4 pjata + 1 pije (ujë ose pije freskuese) dhe transfertë nga hoteli.
  • Kthimi dhe fjetja në hotel.

Mëngjesi në hotel
Opsionale

  • Ngjitje në Burj Khalifa – ndërtesa më e lartë në botë.
  • Safari në shkretëtirë – nisja pasdite drejt dunave, ku një shofer i specializuar do t’ju bëjë një tur emocionues me fuoristradë.
  • Mundësi për të bërë foto me gamile dhe me kostume tradicionale arabe.
  • Përfshirë në çmim
  • Darkë me zgarë Barbeque në një ambient karakteristik dhe tradicional arab.
  • Shoqëruar me kërcimtare dhe tinguj të muzikës orientale.

Kthimi dhe fjetja në hotel.

Mëngjesi në Hotel.
Transferta në Aeroportin e Abu Dhabit.
Fluturimi direkt Abu Dhabi – Tiranë.

  • Nisja nga Abu Dhabi: 09:15
  • Mbërritja në Tiranë: 12:20

Në pagesë përfshihen

  • Bileta e Avionit (Vajtje – Ardhje)
  • Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
  • Akomodimi në Hotel në Abu Dhabi dhe Dubai
  •  Mëngjeset në Hotel
  •  Shëtitjet me Autobus sipas Programit
  •  Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit
  • Guida vendase në disa Shëtitje
  • Vetëm 1 çantë shpine

Në pagesë nuk përfshihen

  • Shtesë për Vizë Hyrje – €99 (Nëse nevojitet)
  • Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë – €42
  •  Darkë 4 Set Menu + 1 Pije me Pamje nga Shfaqja me Shatërvani – €60
  •  Ngjitje në Burj Khalifa (ndërtesa më e lartë) me transfertë – €68
  •  Biletë hyrje tek Dubai Frame ose Miracle Garden me transfertë – €47
  •  Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë – €60

Shënim:

Nuk lejohet hyrja në xhami për femrat që nuk plotësojnë kushtet e mëposhtme për një veshje të përshtatshme:
Krahët dhe këmbët duhet të jenë të mbuluara me copë jo-transparente.
Flokët duhet të mbulohen me një shami jo-transparente.
Renditja e ekskursioneve mund të ndryshojë në varësi të disponibilitetit.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

414 555 

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme